Rama uron Krishtlindjen me tablonë e Onufrit!
Kryeministri Edi Rama uroi në vigjilje të Krishtlindjes besimtarët e krishterë
Kryeministri Edi Rama uroi në vigjilje të Krishtlindjes, besimtarët e krishterë me tablonë që ndodhet në fondin e Muzeut ” Onufri” në Berat.
“Me këtë tablo të rrallë të lindjes së Krishtit, pikturuar në atelienë e Çetirëve, si simbol i dashurisë së Perëndisë ndaj njerëzimit, ju uroj bekime dhe festa të bardha”, shkroi Rama në rrjetet sociale mbrëmjen e sotme.
Besimtarët e krishterë, katolikë dhe ortodoksë festojnë Krishtlindjen, ditën e shënuar në kalendarin e festave fetare, ditën e lindjes së Jezu Krishtit, ndërsa katolikët mbajnë meshën mesnatën e sotme ndërsa besimtarët ortodoksë mblidhen në kishë ditën e nesërme, për t’ia lënë vendin më pas festimeve familjare.