Gonzato takon Ballën: Sundimi i ligjit, çelësi për përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato zhvilloi sot një takim me ministrin e Brendshëm, Taulant Balla.
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato zhvilloi sot një takim me ministrin e Brendshëm, Taulant Balla.
Në një reagim në rrjetet sociale, ambasadori Gonzato e cilësoi këtë takim si mjaft të rëndësishëm.
“Sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë çelësi për përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE”, u shpreh ai.
Gonzato theksoi se, në takim u bisedua për punën aktuale në promovimin e modernizimit, integritetit dhe llogaridhënies së Policisë dhe adresimin e sfidave të migracionit së bashku dhe mbështetjen që mund të ofrojë BE-ja.