Si u krijua ikona “Lindja e Krishtit”

Brenda grazhdit paraqitet foshnja, e mbështjellë me rripa stofi dhe e ndriçuar nga drita e yllit, që bie mbi të.


Nga Andrea Llukani

Sipas dëshmisë që na jep ungjillori (Lluka 2: 1-20) e Tërëshenjta, kur shkoi në Betlehem së bashku me Josifin, për të bërë regjistrimin, rrugës ajo lindi djalë. Të parëlindurin e mbështolli me rripa stofi dhe e shtriu në një grazhd, se nuk kishin gjetur strehë tjetër.

Grazhdi na paraqet në ikonë brenda një shpelle të errët. Ikonografi e paraqet shpellën të errët në ikonë, për të simbolizuar erësirën që kishte mbuluar botën e atëhershme, të nxirë nga mëkati.

Brenda grazhdit paraqitet foshnja, e mbështjellë me rripa stofi dhe e ndriçuar nga drita e yllit, që bie mbi të. Këtu duket qartë natyra Hyjnore e Tij, e cila tashmë bëhet e dukshme, duke u trupëzuar për hirin e njerëzimit.

Brenda në shpellë pas grazhdit ikona na paraqet një ka dhe një gomar. Ikonografi në këtë rast është i frymëzuar nga profecia e Isaisë: “Kau e njeh pronarin e tij, edhe gomari grazhdin e pronarit të tij. Por, Izraeli nuk do ta kuptojë se kujt i takon”.

Përveç paraqitjeve ëngjëllore dhe njerëzore, ikona na paraqet edhe pasazhe nga bota bimore dhe e kafshëve, me simbolikën, se të gjitha krijesat gëzohen për lindjen e Krishtit. Hyjlindësja, si nëna e Perëndisë zë vend qendror në ikonë. Atë e shohim jashtë shpellës, të gjunjëzuar e me duart e kryqëzuara, duke iu falur foshnjës.

Falja e saj ka karakter lavdërues dhe na jep të kuptojmë se edhe Hyjlindësja i falet Krishtit. Qëndrimi i Hyjlindëses është i lirshëm, për të pranuar mungesën e dhimbjeve, që tregon për lindjen e virgjër dhe për origjinën hyjnore të foshnjës.

Në ikonë paraqiten engjëjt dhe magët. Njeri nga engjëjt, sipas tregimit të Biblës është duke u njoftuar barinjve ngjarjen e gëzueshme të lindjes. Ëngjëjt e tjerë, duke parë yllin lavdërojnë: “Lavdi Perëndisë në më të lartat”. Në pjesën e sipërme të ikonës, në të djathtë të shpellës paraqiten tre magët, që i sjellin dhuratat Krishtit të porsalindur.

Magët përfaqsojnë idhulltarët, ndërsa barinjtë botën judaike. Magët jepen në ikonë në moshë të ndryshme e me këtë na japin të kuptojmë se Krishti, i cili është “Drita e vërtetë”, erdhi të ndriçojë mbarë njerëzimin, pavarësisht nga mosha e pozicioni shoqëror.

Në pjesën e poshtme të ikonës, majtas paraqitet Josifi, duke u menduar. Kjo pamje e fytyrës na tregon jo vetëm dramën e tij personale, por edhe dramën e gjithë gjinisë njerëzore dhe është pikërisht vështirësia njerëzore për të

Lexo më shumë nga

Historia e Kongresit të Manastirit dhe stërgjyshi im Simon Shuteriqi

"Njëri prej 32 delegatëve ishte edhe stërgjyshi im nga nëna, Simon Shuteriqi. Në vitin 1908 ai ishte vetëm 25 vjeç"

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Historia e Kongresit të Manastirit dhe stërgjyshi im Simon Shuteriqi

"Njëri prej 32 delegatëve ishte edhe stërgjyshi im nga nëna, Simon Shuteriqi. Në vitin 1908 ai ishte vetëm 25 vjeç"