Ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner takon kreun e SPAK
Ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner, zhvilloi një takim me prokurorin Altin Dumani, kreu i Strukturës së Posaçme për Luftën kundër Korrupsionit (SPAK).
Ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner, zhvilloi një takim me prokurorin Altin Dumani, kreu i Strukturës së Posaçme për Luftën kundër Korrupsionit (SPAK).
POSTIMI I AMBASADËS GJERMANE
Në kuadër të vizitës së tij sot në Strukturën e Posaçme për Luftën kundër Korrupsionit (SPAK), ambasadori Karl Bergner u shpreh:
“Me vizitën time dëshiroj të mbështes punën e SPAK-ut dhe të shpreh vlerësimin tim për punën e vendosur dhe të suksesshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Nga kjo punë nuk përfitojnë vetëm qytetarët e Shqipërisë: Forcimi i shtetit ligjor si dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë gjithashtu kritere vendimtare për pranimin e Shqipërisë në BE.
Për detyrën e tyre të vështirë SPAK dhe institucionet e tjera të drejtësisë kanë mbështetjen tonë të plotë. Sulmet ndaj pavarësisë së gjyqësorit janë të papranueshme, pavarësisht se nga cila anë vijnë”.
?? | Në kuadër të vizitës së tij sot në Strukturën e Posaçme për Luftën kundër Korrupsionit (SPAK), ambasadori Karl…
Posted by Ambasada Gjermane Tiranë on Friday, December 15, 2023