Ambasadori Bucci nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit mbi edukimin për ligjshmërinë në shkollat shqiptare.
Ambasadori Fabrizio Bucci nënshkroi së bashku me Ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, dhe Ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, Memorandumin e Bashkëpunimit mbi edukimin për ligjshmërinë në shkollat shqiptare.
Ambasadori Fabrizio Bucci nënshkroi sot, së bashku me Ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, dhe Ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, Memorandumin e Bashkëpunimit mbi edukimin për ligjshmërinë në shkollat shqiptare.
Kjo marrëveshje, e cila synon të nxisë dialogun me gjimnazistët shqiptarë mbi vlerat e ligjshmërisë dhe luftës kundër korrupsionit, duke nxitur ndërgjegjen e tyre qytetare, rinovon marrëveshjen e nënshkruar 2 vite më parë.
Ndërtimi i një shoqërie me parime të shëndetshme dhe konfirmimi i ligjshmërisë nisin nga përgjegjësia kolektive, edukimi dhe ndërgjegjësimi i të rinjve të cilët përfaqësojnë të ardhmen e shoqërisë.
POSTIMI I AMBASADËS ITALIANE
Ambasadori Fabrizio Bucci nënshkroi sot, së bashku me Ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, dhe Ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, Memorandumin e Bashkëpunimit mbi edukimin për ligjshmërinë në shkollat shqiptare.
Kjo marrëveshje, e cila synon të nxisë dialogun me gjimnazistët shqiptarë mbi vlerat e ligjshmërisë dhe luftës kundër korrupsionit, duke nxitur ndërgjegjen e tyre qytetare, rinovon marrëveshjen e nënshkruar 2 vite më parë e cila i dha jetë projektit pilot të moduleve didaktikë për nxënësit e shkollave të mesme, projekt i financuar nga Ambasada dhe i koordinuar nga Avviso Pubblico, një rrjet autoritetesh lokale italiane i angazhuar në promovimin e kulturës së ligjshmërisë dhe qytetarisë së përgjegjshme përmes trajnimeve dhe veprimtarive ndërgjegjësuese.
Suksesi i madh i atij projekti pilot i bindi palët të propozojnë sërish nismën, duke përfshirë Avviso Pubblico dhe ekspertë të tjerë në një program edhe më ambicioz: kohëzgjatje trevjeçare dhe pjesëmarrje e 12 shkollave të mesme – në të cilat italishtja mësohet si gjuhë e huaj e parë – në 6 qytete të Shqipërisë ?? (Tiranë, Shkodër, Korçë, Durrës, Vlorë, Gjirokastër).
Ndërtimi i një shoqërie me parime të shëndetshme dhe konfirmimi i ligjshmërisë nisin nga përgjegjësia kolektive, edukimi dhe ndërgjegjësimi i të rinjve të cilët përfaqësojnë të ardhmen e shoqërisë
??| ?? L’ambasciatore Fabrizio Bucci ha firmato questa mattina, insieme al Ministro della giustizia albanese Ulsi Manja…
Posted by Ambasciata d'Italia a Tirana on Monday, December 4, 2023