Diplomacia dhe media, Hasani koktej me gazetarët
Ministri i Jashtëm shpalosi para gazetarëve vizionin e ministrisë, veçanërisht në “Diplomacinë Ekonomike”.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, shtroi një koktej për gazetarët në mjediset e ministrisë.
Gjatë fjalës së tij, Hasani e vuri theksin te një qasje re e diplomacisë dhe bashkëpunimin me të ngushtë me median si dhe shpalosi para gazetarëve vizionin e ministrisë, veçanërisht në “Diplomacinë ekonomike”.
“Shqipëria, – theksoi ministri i Jashtëm – përjetoi një bum turistik, me mbi 10 milionë turistë të huaj që e vizituan vendin”.
Me urimin për një vit të ri më të suksesshëm, Hasani uroi një nga një gazetarët e pranishëm.
Edhe unë si botues i gazetës”Tirana Diplomat” isha i ftuar në këtë pritje të ngrohtë.