“NTB Kommunikasjon”: Shqipëria destinacioni i ri i pushimeve verore 2024

Revista norvegjeze “NTB Kommunikasjon”: Shqipëria është një destinacion i ri emocionues


Tradicionalisht, një numër jashtëzakonisht i madh i rezervimeve verore vijnë gjatë Krishtlindjeve dhe javëve të para pas Vitit të Ri, shkruan në një artikull revista norvegjeze “NTB Kommunikasjon”.

“Është ende herët për të parashikuar verën e vitit 2024, por ne ju sugjerojmë disa tendenca te reja”, tha shefja e Unionit Ndërkombëtar të Turizmit “TUI Norway”, Anne Mørk-Løwengreen.

“Një numër më i madh norvegjezësh po planifikojnë të kalojnë pushimet e tyre verore në ishujt piktoresk grek këtë vit”, tha Mørk-Løwengreen.

“Popullariteti i udhëtimeve “charter” në vendet e Mesdheut mbetet i lartë”, tha ajo.

“Kur bëhet fjalë për turne dinamike të paketave me fluturime të planifikuara që ofrojnë më shumë fleksibilitet për sa i përket nisjeve dhe kohëzgjatjes së udhëtimeve, ka një rritje të rezervimeve krahasuar me vitin e kaluar”, tha Mørk-Løwengreen.

Shqipëria është një destinacion i ri emocionues, e renditur në vendin e katërt.

Kjo ndoshta për shkak se Shqipëria është një vend ku monedha vendase është e favorshme në krahasim me koronën norvegjeze.

Gjatë verës së këtij viti, pati një rritje të interesit për të vizituar Shqipërinë, dhe tani ajo është në vendin e katërt për nga popullariteti, si destinacioni i pushimeve verore 2024. Kështu që është kënaqësi ta shohësh.

“Ka një rritje mjaft të madhe të rezervimeve përkatësisht, në qershor dhe gusht”, shtoi Mørk-Løwengreen.

“Ka më shumë turistë që janë të interesuar për pushime në periudhën jashtë sezonit, pra koha para dhe pas festave”, tha ajo.

“Kjo mund të nënkuptojë se një numër më i lartë vizitorësh zgjedhin të bëjnë pushimet e tyre në një kohë kur nuk është aq vapë sa në korrik”, tha Mørk-Løwengreen.

“Për të pasur një kontroll të mirë të buxhetit, turistët preferojnë destinacione të lira, ku të gjitha ushqimet dhe pijet apo qëndrimi në hotele të kenë një kosto të përballueshme”, tha menaxherja e “TUI Norway”, Anne Mørk-Løwengreen.

(Marrë nga ATSH)

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.