Fabrika franceze shenjë e angazhimit të “Huawei”

Fabrika e planifikuar e “Huawei Technologies Co” në Francë tregon përkushtimin e saj për t’i shërbyer tregut evropian, pavarësisht sfidave dhe pasigurive gjeopolitike


Fabrika e planifikuar e “Huawei Technologies Co” në Francë tregon përkushtimin e saj për t’i shërbyer tregut evropian, pavarësisht sfidave dhe pasigurive gjeopolitike, thanë ekspertët.

Zhang Minggang, zëvendësmenaxheri i përgjithshëm i “Huawei France”, deklaroi në një intervistë për “France Inter”, një kanal kryesor i radios publike franceze dhe pjesë e “Radio France”, se fabrika, me një investim prej 200 milionë euro (215 milionë dollarë), pritet të jetë funksional në fund të vitit 2025.

Zhang tha se fabrika, që ndodhet në qytetin e Brumath në rajonin verilindor Grand-Est të Francës, do të krijojë 500 vende pune lokale. “Huawei” bëri të ditur në një deklaratë në vitin 2020 se fabrika, fabrika e saj e parë jashtë shtetit, synon të prodhojë zgjidhje teknologjike të rrjetit celular me vlerë një miliard euro për klientët evropianë të prodhuesit kinez të pajisjeve të telekomit çdo vit.


Foto nga VCG

Dong Yifan, ndihmës hulumtues në Institutin e Studimeve Evropiane në Institutin Kinez të Marrëdhënieve Bashkëkohore Ndërkombëtare me qendër në Pekin, tha se “Huawei” është përballur me presion në rritje nga SHBA dhe disa nga aleatët e saj në Evropë, për shkak të të ashtuquajturave shqetësime kombëtare të sigurisë.

Megjithatë, asnjë provë faktike për të mbështetur shqetësime të tilla nuk është shfaqur, tha Dong, duke shtuar se ndërtimi i një fabrike në Francë tregon hapjen e “Huawei” dhe angazhimin e saj për t’i shërbyer tregut evropian. Fabrika do të ketë gjithashtu një qendër për prodhimin e stacionit bazë “wireless”, ngarkimin e softuerit dhe procesin e testimit. Qendra do të jetë e hapur për transportuesit, qeveritë dhe autoritetet përkatëse, duke demonstruar qëndrimin pozitiv të “Huawei” ndaj thirrjes së Evropës për sovranitet digjital, ka bërë të ditur më parë “Huawei”.

Xiang Ligang, drejtor i përgjithshëm i Aleancës së Konsumit të Informacionit, një shoqatë e industrisë së telekomit, tha se Evropa është një treg i rëndësishëm për “Huawei”. Ajo shihet nga themeluesi Ren Zhengfei si një shtëpi e dytë për kompaninë.


Foto nga VCG

Fabrika, e cila do të jetë shumë e automatizuar dhe inteligjente, mund të ndihmojë në nxitjen e konkurrencës teknike të industrisë evropiane dhe të rrisë elasticitetin e zinxhirëve të furnizimit lokal si dhe infrastrukturës, tha Xiang. Fabrika është pjesë e planit më të gjerë të kompanisë kineze “Huawei” për të investuar në Francë, ku ka qenë e pranishme që nga viti 2003.

“Huawei” ka njoftuar gjithashtu projekte të tjera, të tilla si një qendër kërkimore në Paris, për të mbështetur transformimin digjital në vend dhe zhvillimin e teknologjive më të avancuara si inteligjenca artificiale, “cloud computing” dhe 6G.

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.