Hasani: Diplomacia ekonomike, në fokus të prioriteteve të MEPJ për 2024

Ministri i Jashtëm: Diplomacia shqiptare në 2023, periudhë e paprecedentë arritjesh dhe suksesesh.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, gjatë konferencës për shtyp të tij, renditi arritjet e diplomacisë shqiptare për 2023 dhe prioritetet për 2024.

SUKSES DIPLOMATIK

“Diplomacia shqiptare në 2023, periudhë e paprecedentë arritjesh dhe suksesesh”, thkesoi ministri.

“Në tre vitet e fundit, Shqipëria rol të dorës së parë në forumet më të larta të politikës : Mandati në Këshillin e Sigurimit, na u dha në një kohë jo të lehtë për politikën ndërkombëtare. Megjithatë ia dolëm të kemi një performancë dinjitoze e të respektuar. Falë kësaj performance, ne gëzojmë sot respektin dhe admirimin e partnerëve. Kandidaturat e Shqipërisë për KDNJ dhe UNESCO u mbështetën masivisht, rival kishim Rusinë,” tha Hasani.

Sipas tij, 2023 prodhoi një progres të ndjeshëm në procesin e integrimit europian

“Puna e Shqipërisë në këtë drejtim është vlerësuar si një model suksesi për gjithë rajonin. Shqipëria është sot gati për Konferencën e Dytë Ndërqeveritare. Negociatat me BE, presim lajme të mira në fillim të vitit 2024”, tha ministri.

FAKTORI SHQIPTAR

Hasani, e vuri theksin edhe te bashkëpunimi me faktorin shqiptar në rajon, tjetër arritje për vitin që po lëmë pas.

“Konsolidimi i mëtejshëm i bashkëpunimit me diasporën, prioritet kyç për 2024”, tha ministri i Jashtlm.

“Shqipëria krenohet me rritjen kontributit të saj në proceset rajonale. Presidencat e nismave që marrim në 2024, do të ndihmojnë në thellimin e bashkëpunimit dhe integrimin rajonal”

DIPLOMACIA EKONOMIKE

Diplomacia ekonomike, në fokus të prioriteteve të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për 2024.

“Shërbimi i Jashtëm do të punojë për të tërhequr sa më shumë projekte e investime. Do të punojmë për të promovuar sa më mirë mundësitë që ofron Shqipëria. Po punojmë për projektimin e rrjetit të atasheve tregtarë dhe themelimin e Këshillit të Eksporteve”.
 
Sipas ministrit, ristrukturimi i Shërbimit të Jashtëm, po ashtu një nga prioritetet për 2024.

?MEPJ, në takimin e fundvitit me gazetarët, mbi arritjet dhe angazhimet e diplomacisë shqiptare ??.

Posted by Igli Hasani on Thursday, December 28, 2023

Gonxhja: Procedurat e prokurimeve publikohen online në kohë reale

Secili përdorues tani mund të informohet më thjesht mbi procedurat e organit qendror blerës, OBP.

Global 360

Presidentja Osmani uron Trumpin: Mezi pres të punoj me administratën e re

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Donald Trumpin për fitoren në zgjedhjet presidenciale.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Procedurat e prokurimeve publikohen online në kohë reale

Secili përdorues tani mund të informohet më thjesht mbi procedurat e organit qendror blerës, OBP.