Gjermania dhe BE-ja mbështetje Transportit të Gjelbër në Tiranë me 81.2 milionë euro

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Drejtoresha e KfW në Shqipëri, Brit Horschke nënshkruan Marrëveshjet e Financimi


Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Drejtoresha e KfW në Shqipëri, Brit Horschke nënshkruan Marrëveshjet e Financimit për Projektin e Transportit të Gjelbër në Tiranë në vlerën 50 milionë euro hua, dhënë nga Qeveria Gjermane nëpërmjet Bankës për Zhvillim KfW, si dhe një grant prej 31.2 milionë euro, i akorduar nga Fondi i Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF) për këtë qëllim.

Kostoja totale e parashikuar e projektit është 110.37 milionë euro. Pjesa tjetër e financimit do të mbulohet nga Bashkia e Tiranës, në vlerën 29.17 milionë euro.

Projekti përfshin zbatimin e një sistemi tranziti të shpejtë me autobus (Bus-Rapid Transit-BRT), duke përdorur autobusë me bateri-elektrikë në tre linja transporti në Tiranë (Unaza, Tirana e Re, Kombinat-Kinostudio). Qëllimi i projektit është përmirësimi i ofrimit të shërbimeve në transportin publik si dhe reduktimi i emetimeve të CO2. Kjo për të kontribuar në mbrojtjen e klimës dhe mjedisit, si dhe përmirësimin e efikasitetit të energjisë.

Nëpërmjet këtij projekti synohet: Garantimi i një zgjidhje afatgjatë dhe të qëndrueshme, miqësore me mjedisin, si dhe me kosto të pranueshme në raport me sistemet e tjera me kapacitet të lartë të transportit.

Zgjerimi dhe shtrirja e rrjetit të transportit publik, rritja e përdorueshmërisë së tij, si edhe po ashtu rritja e efektivitetit në shërbimin e transportit.

Reduktimi i ndotjes mjedisore; Reduktimi me 20% i kohës së udhëtimit; Rritja e shpejtësisë së lëvizjes në linjat e reja të transportit, falë sistemit të korsive të dedikuara dhe mënyrës së menaxhimit.

Projekti vjen në kuadër të masave të ndërmarra nga Qeveria për arritjen e objektivave për zhvillimin e qëndrueshëm dhe në mbrojtje të klimës dhe parashikohet të përfundojë implementimin në fund të vitit 2029.

16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, anëtare e denjë e Aleancës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, anëtare e denjë e Aleancës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.