Për “Mrekullinë” e quajtur Kinë!

Eksperienca ime në Kinën e traditës, kulturës dhe mikpritjes


Nga Atinela Nikolla

E kam nisur këtë udhëtim pa e ditur se do lidhesha kaq shumë me gjuhën, kulturën, filozofinë dhe miqtë e këtij vendi. Por nganjëherë zemra ka arsye që arsyeja nuk i njeh.

Udhëtimi im do fillonte me një dëshirë për të mësuar një gjuhë të re, pak ndryshe, më sfiduese, dhe natyrisht nga skaji tjetër i Botës.

Në vitin 2021 u regjistrova pranë Institutit Konfuci në Tiranë për të mësuar gjuhën Kineze, pa patur as më të voglën ide se Kina aq e largët gjeografikisht do të bëhej aq e afërt dhe e dashur për mua shpirtërisht, në gjuhë, kulturë , dhe miq me të cilët kemi ndarë kohë duke krijuar kujtime të veçanta.

Ndoshta përshkrimi im nuk është mjaftueshëm për të rrëfyer ngjashmëritë dhe miqësinë mes dy kulturave, dy popujve sa të largët fizikisht aq edhe të afërt në tradita dhe zemërgjerësi, por do të përpiqem të rrëfej/shpalos eksperiencën time me të gjitha ngjyrimet e bukura që kam kaluar.

Pa dyshim që marrdhëniet mes Kinës dhe Shpipërisë janë shumë më të hershme sesa periudha ime e shkurtër me të cilën kam patur fatin e madh te jem pjesë e një familjeje me dashurinë për të lidhur ura miqësie, por në eventet dhe aktivitetet e shpeshta që organizonte vazhdimisht Instituti Konfuci kisha mundësinë të takoja miq, dashamirës dhe njohës shumë të mirë të kësaj kulture, të cilët kishin jetuar studiuar dhe punuar aty.

Të dëgjoja historitë dhe mbresat e tyre për këtë vend sa të largët aq edhe të dashur më shtonte dita-ditës kureshtjen për ta përjetuar nga afër Kinën, që në romanet e MoYan të ftonte në një realizëm magjik ku botkuptimi individual ndërthurej me madhështinë dhe urtësinë konceptuale të kulturës Kineze.

Gjatë vitit 2023 falë shkëmbimeve për motive studimi u njoha me studentë Kinezë që vazhdonin mësimet e Gjuhës Shqipe në vendin e tyre. Mbresëlënës ishte fakti se ndonjëherë e gjeja veten ngushtë sa herë që ata flisnin Shqip më mirë se unë. As vetë nuk e kuptova sesi u miqësuam aq shpejt, aktivitetet e shpeshta që ndanim bashkë dhe pa dyshim miqësinë që e ruajmë me fanatizëm ende dhe sot. Por surprizat për mua nuk kishin mbaruar…

Në verë të vitit 2023 falë orientimit dhe suportit të Institutit Konfuci u bëra pjesë e një programi dy javor në Universitetin Normal të Pekinit (北京师范大学) për filozofinë Kineze dhe ndikimin e saj në kohën e Modernizmit.

Ishte thuajse e pabesueshme, ëndrra ime jo vetëm për pak do bëhej e prekshme por edhe do të mësoja pikërisht në fushën për të cilën unë isha diplomuar; Filozofi…Tani nuk di si ta filloj apo ta vazhdoj këtë histori, sepse sa herë e sjell në kujtime ende ndihem se jam sërish në Kinë. Përshtyjpet a para i pata sapo zbrita në aeroport, ashtu si ne Shqiptaret edhe populli Kinez ishin shumë të gatshëm për të ndihmuar me informacion, ndaj munda të orientohesha shumë lehtë si të arrija në Universitet. Më kujtohet episodi komik me shoferin e taksisë kur duhet të bëja pagesën që nuk më linte të largohesha pa marre kusurin , ndërkohë që unë me mënyrën time përiqesha ti thoja se nuk kishte asnjë problem. Ishte me të vërtetë një situatë komike por që të të bënte të ndiheshe mirë për korrektesinë që po vëreja edhe pse flisnim gjuhë të ndryshme.

Pasi mbërrita në Universitet filloi për mua një ekperiencë e bukur dy javore që më bëri të kuptoj se sa i domosdoshëm është studimi dhe aplikimi i Filozofisë Kineze. Në kulturën Kineze Filozofia nuk ishte vetëm një fushë studimi, por një stil jetese me të cilin integroheshin dhe përshtateshin mjaft mirë në të gjitha sferat e jetës.

Një nga detajet e këtij programi studimi ishte se po na krijonte lehtësine e të njohurit njerëz nga vende të ndryshme , me të cilët miqësoheshim dhe shkëmbenim ide, kulturë, dije.

Pra mund të themi që programi përveç funksionit primar që na mundësonte të mësonim dhe të informoheshim rreth botëkuptimit filozofik të një populli mjaft interesant, na dha shansin të ndërlidhnim ura të tjera miqësie me një larmishmëri njerëzish nga vende të tjera të botës.Një veçori tjetër e këtij udhëtimi të veçantë ishte edhe njohja me pedagogët Kinezë, të cilët për dy javë rresht na kanë dhënë mësime shumë të vlefshme përsa i perkët pikëpamjeve të filozofisë Kineze dhe rolin e saj në periudha të ndryshme si dhe në atë aktuale.Mësime sesi mund ta integrojmë në drejtime të caktuara duke trajtuar probleme sociale apo impaktin që kjo filozofi luan në të gjitha shtyllat e shoqerisë.

Displina dhe kultura e punës me të cilën punohej atje ishte një tipar tjetër dallues që më ndihmoi të ambientohesha shumë shpejt me ritmet dhe kohën e tyre.

Të paharrueshme mbeten katër ditët e kaluara në qytetin e bukur të Quzhou, Zhejiang Provence, vizitat nëpër muze të ndryshëm, gatimet e mrekullushme tradiconale dhe sidomos episodet e shpeshta me vëndasit të cilët, herë pas here kërkonin të fotografoheshim bashkë. Thuajse të bënin të ndiheshe gjithë kohën protagonist dhe në qëndër të vëmendjes.

Do doja ta përmblidhja/përmbyllja udhëtimin tim në Kinë me përshtypjet e një individi që shikon tek ky shtet dhe filozofia e tij një model për tu vlerësuar edhe ndjekur, pasi Kina me të cilën unë u njoha ishte me të vërtetë surprizuese.

Nje nga mesimet qe mora dhe do doja te vija theksin eshte tema e njeriut ne raport me veten dhe tjetrin; në nivel individual e më pas në rang Global.

Ne jemi të gjithë njerëz me të mirat dhe të këqijat tona, nuk jemi të përsosur dhe as më të mirë se njëri-tjetri, as gjuha, ngjyra apo prejardhja jonë kulturore nuk e përcakton të mirën apo të keqen, janë veprimet tona, mënyra se si reagojmë kur na bëhet gabim. Ne nuk jemi këtu për të garuar, por për të mësuar se si ta duam dhe ta kuptojmë njëri-tjetrin duke ndarë dhe mësuar nga ndryshimet tona…sidomos nga ndryshimet tona.

Në nivelin e perspektivës individuale, (dhe arsyeja pse po e theksoj te vepruarin në nivel individual është se ne nuk mund të pretendojmë të arrijmë menjëherë majën e malit pa bërë ato hapa të vegjël të nevojshëm që na mundësojnë drejtimin e duhur) duhet të pranojmë papërsosmerine e natyrës njerëzore (Ying dhe Yang),në mënyrë që të fillojme të kalojmë një proçes evolucioni ku gjykimi ynë shkon përtej shtresës së jashtme të dallimeve sipërfaqsore.

Në shkallë globale, e gjej Kinën duke aplikuar këtë filozofi. Nëse do ta ndaja në etapa, do përcaktoja tre periudha kyçe të Kinës: Kinën duke ndjekur modelin Rus, më pas Kina duke ndjekur modelin Amerikan, dhe sot Kina duke ndjekur modelin e saj personal, duke u kthyer kështu në një nga fuqitë më të mëdha në botë, si dhe duke na mësuar gjithashtu se mund të të arrish shumë në shkallë globale falë punës dhe diplomacisë filozofike. Kultura Kineze duhet të ruhet sepse ajo nuk po pushton siç kanë bërë vendet e tjera gjatë gjithë rrjedhës së historisë, por vetëm po na tregon, edhe një herë se si mund tja dalim dhe të ngrihemi ekonomikisht dhe politikisht pa shkatërruar apo pushtuar.

Kjo është Kina filozofike që ka pranuar natyrën njerëzore, ka lënë pas ngjarjet e historisë dhe ka aplikuar politikisht dhe ekonomikisht Daoizmin dhe Konfucianizmin. Ndoshta jo e gjithë bota do të pajtohet me këtë model, por është e pamundur të mos pranohet ndikimi dhe rëndësia që këto filozofi të aplikuara i kanë dhënë stabilitetit dhe zhvillimit të vendit në një sfond ekonomik, social, kulturor dhe politik.Po e mbyll këtu udhëtimin tim duke shpresuar të rikthehem sërisht në Kinën mikritëse mes kuturës, miqve, dhe filozofisë domethënëse për jetën.

Lexo më shumë nga

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…