Rama: Shqipëria mikpret edicionin e Festivalit të Parë Sportiv të Europës Juglindore
Shqipëria do të mikpresë edicionin e parë të Festivalit të Parë Sportiv të Europës Juglindore për ekipet shkollore të gjithë rajonit.
Shqipëria do të mikpresë edicionin e parë të Festivalit të Parë Sportiv të Europës Juglindore për ekipet shkollore të gjithë rajonit.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga përgatitjet e ekipeve sportive në shkolla, për një vit të ri garash nën ombrellën e Komitetit Olimpik Shqiptar.
Rama bëri të ditur se do të rritet më tej numri i lojtarëve të rinj, të cilët këtë vit ishin rreth 10 mijë nxënës e nxënëse.
Programi i lëvizjes sportive në shkolla, konsiderohet një nismë e rëndësishme në dobi të shëndetit dhe jetës sociale të fëmijëve.
Në këtë drejtim edhe buxheti i vitit 2024 për arsimin dhe sportin do të mbështesë zgjerimin e ekipeve sportive në shkolla.
Në gjithë shkollat e vendit janë aktualisht mbi 10 mijë nxënës, 700 skuadra dhe mbi 400 trajnerë të angazhuar në këtë lëvizje të madhe sportive në shkolla.