Shqipëria mbyll mandatin dy vjeçar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Hasani: Paraqitje dinjitoze

Ministri Igli Hasani, në një videomesazh e ka cilësuar dinjitoze paraqitjen e Shqipërisë në mandatin 2-vjeçar në Këshillin e Sigurimit.


Shqipëria përmbyll me sukses mandatin dy vjeçar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë Igli Hasani, në një videomesazh publikuar këtë të dielë, e ka cilësuar dinjitoze paraqitjen e Shqipërisë në mandatin 2-vjeçar në Këshillin e Sigurimit.

“Ndërsa Shqipëria përfundon mandatin e saj të parë dyvjeçar si anëtare e zgjedhur e Këshillit të Sigurimit, dëshiroj të ndaj, me një krenari të vecantë, këtë mesazh nga kjo Dhomë, ku gjatë dy viteve të fundit, vendi yne ka punuar së bashku me anëtarë të tjerë dhe ka luajtur një rol aktiv në ndjekjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”, bën të ditur Hasani.

“E udhëhequr nga parimet dhe vlerat e saj, Shqipëria ka luajtur një rol dinjitoz, i cili është vlerësuar nga të gjithë, përfshirë miqtë dhe aleatët, si dhe nga shoqëria civile dhe organizatat ndërkombëtare. Ne bëmë pjesën tonë duke marrë përsipër më shumë përgjegjësi, edhe nëse kjo do të thoshte t’u dilnim përballë vendeve të mëdha dhe lojtarëve globalë”, theskon Hasani.

“Për Ukrainën, si bashkëpenëmbajtës me Shtetet e Bashkuara, ne mbrojtëm fort e me vendosmëri kauzën ukrainase, sepse ajo ishte e drejtë, sepse ajo përfaqëson gjithçka të rëndësishme për ne. Gjatë këtyre dy viteve, ne ngritëm me vendosmëri avancimin e agjendës së grave për paqe dhe siguri; respektimin e plotë të ligjit ndërkombëtar, të drejtave të njeriut dhe llogaridhënien, ndryshimet klimatike, sigurinë kibernetike, agjendën rinia paqja dhe siguria, si dhe përmirësimin e metodave të punës së Këshillit të Sigurimit”, deklaron Hasani.

“Mbi të gjitha, ne arritëm të sjellim një zë të fortë dhe të besueshëm në Këshillin e Sigurimit, duke rritur profilin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, duke çimentuar partneritetet tona strategjike dhe duke forcuar pozicionin tonë si një aktor i besueshëm dhe aktiv në rajon, e një aleat dhe partner i besueshëm për Bashkimin Evropian. Me këtë rast, dëshiroj të falënderoj përzemërsisht ekipin tim të përkushtuar në Nju Jork të udhëhequr nga Ambasadori Ferit Hoxha dhe të gjithë shërbimin e jashtëm shqiptar”, shprehet Hasani.

“Ndaj me çdo shqiptar kudo ku ndodhen, nderin e pamasë që kemi përfunduar me sukses një nga detyrat më impenjuese në politikën e jashtme, mandatin dyvjeçar në Këshillin e Sigurimit në kohëra kaq sfiduese për mbarë globin”, përfundon Ministri Hasani.

Dita e Pavarësisë, Begaj: Është koha për t’u bërë bashkë dhe për të ecur drejt ëndrrës evropiane

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi sot ceremoninë shtetërore të pritjes me rastin e 112-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dita e Pavarësisë, Begaj: Është koha për t’u bërë bashkë dhe për të ecur drejt ëndrrës evropiane

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi sot ceremoninë shtetërore të pritjes me rastin e 112-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së…