Tirana, kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut

Ky është titulli i tretë për Tiranën, pas kryeqyteti Europian i Rinisë dhe Qyteti i Sportit për 2023-in


Në ditët e fundit të 2023 kryebashkiaku Erion Veliaj njoftoi se Tirana fitoi një tjetër titull, atë si Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut për vitin 2025.

Edhe pse na ndan një vit, kjo nuk ka penguar Bashkinë e Tiranës që të nisë nga puna dhe idetë për të përgatitur një kalendar të ngjeshur me aktivite kulturore por dhe projektet të tjera afatgjata, në shërbim të komunitetit. “ Është një titull shumë prestigjoz, i cili na shtyn që të bëjmë akoma më shumë punë të bukura. Ti shtojmë akoma më dhe shumë evente fantastike në fushën e artit dhe kulturës qytetit. Do të kemi një kalendar me ndëgjesa dhe takime, me target grupe të ndryshëm duke parë kush janë gjërat më të rëndësishme që do ishte e mira t’i implementonim në 2025-ën”, thotë Mirela Kocollari.

Edhe ky titull e kthen Tiranën në një kryeyqendër të bashkëpunimit, jo vetëm me aktorët e fushave të caktuara të vendit por edhe me ato të vendeve mesadhetare dhe më larg. “Është një moment shumë i mirë për të qenë bashkë, për të bashkëpunuar, për tu rritur, për të dialoguar, për t’i sjellë qytetit një frymë tjetër. Thelbi i këtij unioni është raportet dhe bashkëpunimet mes bashkive, mes shteteve në fusha të ndryshme. Dhe ky ka qenë një nga titujt që e reflekton le të themi dhe e ka në fokus këtë bashkëpunim”, shprehet Koçollari.

Çfarë përfiton Tirana dhe komuniteti i saj nga kjo? Për drejtoreshën e promovimit në Bashkinë Tiranë Mirela Koçollari, jo vetëm ngritjen e urave të bashkpunimit me vendet e rajonit, por edhe investime konrete.

“Edhe projekte afatgjata, por edhe ato të cilat mund të zgjasin një dhe ditë. Mund të jetë një event, një ekspozitë mbase një ide për një galeri arti për të rritur kapacitetet dhe për të prodhuar ide më të mira”, deklaron ajo.

Ky është titulli i tretë për Tiranën pasi mbylli me sukses vitet si kryeqyteti Euopian i Rinisë dhe Qyteti i Sportit për 2023-in. /Klan

Lexo më shumë nga

Akti Normativ, Denaj: Financim rivitalizimit të 6 tregjeve rajonale

Akti Normativ i miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave këtë javë, parashikon edhe financimin e rivitalizimit të 6 tregjeve…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Akti Normativ, Denaj: Financim rivitalizimit të 6 tregjeve rajonale

Akti Normativ i miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave këtë javë, parashikon edhe financimin e rivitalizimit të 6 tregjeve…