Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) uron përzemërsisht qytetarët e Republikës së Kosovës me rastin e liberalizimit të vizave dhe levizjen e lirë në shtetet e Bashkimit Europian
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë është krenar që liberalizimin e vizave nga BE për qytëtarët e Kosovës e ka patur prioritet në agjendën e tij
Viti 2024 filloi mbarë për qytetarët e Republikës së Kosovës, një vit që filloi me lirinë e lëvizjes, liri kjo e mohuar padrejtësisht për një kohë të gjatë.
Si gjithnjë, qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës dëshmuan se nuk dorëzohen dhe nuk heqin dorë nga rrugëtimi drejt integrimeve euro-atlantike, megjithë pengesat e shumta që u dalin gjatë këtij rrugëtimi.
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë është krenar që liberalizimin e vizave nga BE për qytëtarët e Kosovës e ka patur prioritet në agjendën e tij. Në të gjitha takimet diplomatike dhe në një numër të madh deklaratash, KASH ka argumentuar dhe kërkuar liberalizimin sa më parë të vizave për qytetarët e Kosovës.
Republika e Kosovës, shembull demokracie për gjithë rajonin, çka po vërtetohet çdo ditë e më shumë, si dhe qytetarët e saj e meritonin lëvizjen e lirë prej kohësh.
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë vlerëson se integrimi i Republikës së Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe veçanërisht anëtarësimi në NATO, është veprimi më i rëndësishëm që do të siguronte perfundimisht sigurinë në rajonin tonë dhe më gjerë.
Gëzuar Kosovë!