Meloni: Shpërndarja e emigrantëve në vendet e BE-së duhet të riorganizohet
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni nuk beson se reforma e BE-së për azilin është një zgjidhje e qëndrueshme
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni nuk beson se reforma e BE-së për azilin është një zgjidhje e qëndrueshme për të frenuar emigracionin e parregullt në Evropë.
Pas një beteje të gjatë, vendet anëtare të BE-së dhe Parlamenti Evropian ranë dakord për një reformë të Sistemit të Përbashkët Evropian të Azilit para fundit të vitit.
Shpërndarja e emigrantëve ndërmjet vendeve anëtare të BE-së duhet të riorganizohet.
Nëse vendet nuk duan të pranojnë refugjatë, ata duhet të ofrojnë mbështetje, për shembull në formën e pagesave monetare. U ranë dakord gjithashtu për procedurat e standardizuara kufitare dhe akomodimin për migrantët.
“Unë mendoj se rregullat e reja janë më të mira se ato të mëparshme”, tha lideri i ekstremit të djathtë në një konferencë shtypi në Romë.
“Por kjo nuk është një zgjidhje. Ne kurrë nuk do ta zgjidhim problemin nëse mendojmë se si i menaxhojmë emigrantët kur ata të arrijnë në Evropë”, shtoi ajo.
(Marrë nga ATSH)