Osmani-Cameron: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, hap i domosdoshëm

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret ministrin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron


Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ministrin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron, shkruan Kosovapress.

Në njoftimin e presidencës u bë e ditur se në takim u diskutua për raportet e shkëlqyera Kosovë-Mbretëri e Bashkuar, përkushtimin për thellim të bashkëpunimit ndërshtetëror, forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, si dhe situatën e sigurisë në rajon e më gjerë.

Osmani falënderoi sekretarin Cameron për mbështetjen e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar përgjatë viteve, përfshirë edhe mbështetjen diplomatike në procesin e integrimit të Kosovës në institucione ndërkombëtare.

Bëhet e ditur se ajo ritheksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO, duke filluar me përfshirjen në Partneritetin për Paqe, si hap i domosdoshëm për të siguruar paqe dhe siguri afatgjate në rajon dhe më gjerë.

Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Cameron mbrëmë ka zhvilluar takimin me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ai tha se ka qenë një diskutim i shkëlqyer me të. Ndërsa, sot në mëngjes ka takuar ministren e punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Rama: Vota e 11 majit për anëtarësim në BE, garantohet njëherë e përgjithmonë barazia para ligjit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se anëtarësimi në Bashkimin e Europian do t’i garantojë Shqipërisë…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Vota e 11 majit për anëtarësim në BE, garantohet njëherë e përgjithmonë barazia para ligjit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se anëtarësimi në Bashkimin e Europian do t’i garantojë Shqipërisë…