Asfaltimi i rrugëve në Tiranë; Veliaj: Fillimi i mbarë gjysma e punës!
Viti i ri ka nisur me punë intensive nga ekipi i terrenit në Bashkinë e Tiranës.
Viti i ri ka nisur me punë intensive nga ekipi i terrenit në Bashkinë e Tiranës, që po kujdeset për mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore kudo në qytet.
“Fillimi i mbarë gjysma e punës. Bravo ekipit të cilët janë kujdesur për riparimin ddhe mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore në disa segmente të qytetit.”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.
Ekipi u kujdes për riparimin e shtresave asfaltike në segmentet si më poshtë:
Rruga “Violeta Manushi”,
Rruga “Leandro Zoto”,
Rruga “Albanopoli”,
Rruga “Ndre Mjeda”
Kryqëzimi i “Don Bosko”.
Fillimi i mbarë gjysma e punës. ??
Bravo ekipit ?? të cilët janë kujdesur për riparimin dhe mirëmbajtjen e…
Posted by Erion Veliaj on Friday, January 5, 2024