Era dhe Ina Hanxhari, motrat artiste që po shkëlqejnë në skenat greke

Ndërsa shoqet e tyre shijonin fëmijërinë dhe luanin, vajzat Hanxhari lojë të tyre kishin violonçelin dhe pianon


Era dhe Ina Hanxhari, vajzat e vogla me emër të madh, motrat artiste të cilat po shkëlqejnë në skenat greke dhe jo vetëm.

“Që në fëmijërinë e tyre të hershme këto vajza spikatën e tërhoqën vëmendjen e pofesorëve më me emër të Greqisë për talentin dhe dhuntitë e rralla artistike”, shkruan ambasada shqiptare, në rubrikën e saj të mirënjohur “Histori suksesi”, që sjell histori jetësore nga diaspora shqiptare në Greqi.

POSTIMI I AMBASADËS SHQIPTARE

Era dhe Ina Hanxhari

– Era dhe Ina Hanxhari, vajzat e vogla me emër të madh, motrat artiste të cilat po shkëlqejnë në skenat greke dhe jo vetëm, janë emrat e parë të suksesit për 2024. Era lindi ne 2007, ndërsa Ina në 2008 të dyja në Athine. Që në fëmijërinë e tyre të hershme këto vajza spikatën e tërhoqën vëmendjen e pofesorëve më me emër të Greqisë për talentin dhe dhuntitë e rralla artistike.

Kështu në moshën 6 vjeҫare Era filloi mësimet e violonçelit në Konservatorin Orfeio, ndërsa Ina filloi mësimet e pianos në moshën 8 vjeҫare. Sipas kritikëve të artit “Era dhe Ina me intrepretimin e tyre virtuoz, këto vajza kaq të talentuara, mund t’ju frymëzojnë të mësoni piano apo violonçel”.

Ndërsa shoqet e tyre shijonin fëmijërinë dhe luanin, vajzat Hanxhari lojë të tyre kishin violonçelin dhe pianon, duke u bërë pjesë e koncerteve e kompeticioneve ku njihnin vetëm suksese. Era në moshën 9 vjeçare merr ҫmimin e dytë, në konkursin mbarekombëtar “Maria Cherogiorgou Sigara” dhe u bë pjesëtare e Orkestrës së fëmijeve “Camerata Junior”.

Ina 10 vjeçare merr pjesë në konkursin Filonas, ku rrëmbeu ҫmimin e dytë dhe në moshën 14 vjeҫare merr diplomën e Harmonisë me rezultatin shkelyeshëm. Rritet Era rritet Ina, rritet edhe numri i ҫmimeve që sjellin në familjen e tyre, rritet edhe numri i miqve të tyre që ndihen krenarë për këto dy artiste. Era në moshën 10 vjeçarë merr ҫmim të parë në konkursin Filonas, dhe verën e këtij viti, u përzgjodh midis shumë pjesëmarrësve, si violonҫeliste që përfaqesoi Greqinë, në Orkestrën “El Sistema Europe”, e cila dha një koncert në Amfiteatrin Irodheio.

E midis këtyre sukseseve motrat Hanxhari përveç ҫmimeve do të vazhdonin edhe kualifikimin e tyre profesional. Era vazhdoi studimet e violonçelit, në Konservatorin e Athinës, me professor Renato Ripo ndërsa Ina 11 vjeçare paralelisht studimeve ne piano, filloi mesimet në flaut, në Konservatorin Erateio.

12 vjeҫ, Era luan si soliste e shoqëruar nga kuarteti L’anima dhe më pas në Stegi Onassis, merr pjesë në një koncert me performues të rinj (muzikë konteporane). Merr ҫmim të parë në konkursin mbarëkombëtar UNESCO. Edhe pse 13 vjeҫ, iu bashkagjit Orkestrës Camerata Junior, përzgjidhet për një program edukativ veror, që organizohet nga Shoqata ‘’Miqtë e Muzikës’’ për muzike dhome, ku u kurorëzuan me koncerte në Megaron e Athinës dhe në Megaron e Selanikut.

Në moshën 15 vjeçare Era, luan si soliste me Orkestrën Camerata Junior, ne Teatrin e Pireut. Ndërsa Ina Hanxhari në moshën 14 vjeçare bëhet pjesëtare e ‘’The Underground Youth Orchestra’’, duke dhënë koncerte në Athinë dhe Gjermani dhe sivjet u bë pjesë e orkestrës Camerata Junior. Dy motrat morën pjesë në javën e festivalit ndërkombëtar Pelion Festival.

E ndërsa sot të voglat projektojnë ëndrrat dhe mundësitë e tyre ‘të pamundura’ por të dëshirueshme, nesër do të jenë një Dimitris Sgouros, një Louis Lortie apo një Natalia Gutman, që ne do të krenohemi.

#RubrikaJavore #PersonazhetëDiasporës
?️ ✨ ??????? ??????? – ??? ??? ??? ????????

? Era dhe Ina Hanxhari, vajzat e…

Posted by Albanian Embassy in Greece – Ambasada Shqiptare në Greqi on Friday, January 5, 2024

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…