Media italiane “Latitudes”: Vizitoni Shqipërinë, destinacioni magjepsës ku shpenzohet pak

Shqipëria është renditur mes destinacioneve që befasojnë me sharmin e tyre, dhe që ofrojnë pushime me kosto të ulët.


Pushimet shpesh ndikohen nga faktori ekonomik. Shumë prej udhëtarëve zgjedhin destinacione bazuar në mundësitë e tyre të shpenzimeve, shkruan revista italiane e udhëtimeve “Latitudes Travel Magazine”.

Në fund të fundit, kostot e një udhëtimi shtohen mjaft shpejt.

Biletat e linjave ajrore dhe akomodimi jPnë zërat e shpenzimeve që kanë ndikimin më të madh në buxhet. Megjithatë, ekziston mundësia për të bërë pushime pa shpenzuar shumë.

Faqja e internetit “Condé Nast Traveler” ka sugjeruar 21 vende të lira për t’u vizituar vitin e ardhshëm.

Shqipëria është renditur mes destinacioneve që befasojnë me sharmin e tyre, dhe që ofrojnë pushime me kosto të ulët.

Shqipëria

Ka shumë destinacione, dhe jo vetëm në Evropë, që kanë shumë për të ofruar.

Shqipëria është gjithashtu një vend i nënvlerësuar nga turistët ndërkombëtarë.

Deti është një nga arsyet kryesore për ta vizituar atë, por jo vetëm.

Një perlë tjetër e vendit është kuzhina tradicionale, mishi i qengjit me aromë rozmarinë, djathërat e pjekur, levreku i zi dhe lëngjet e frutave janë disa kënaqësi që duhen provuar me patjetër.

Në Tiranë ndodhet Agroturizmi Gjepali, një restorant i shndërruar në hotel me pamje nga lumi, me dhoma duke filluar nga rreth 70 euro.

(Marrë nga ATSH)

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”