Kumbaro: “Wines of Albania”, promovim ndërkombëtar i Shqipërisë si destinacion eno-turistik
Zhvillimi i ekonomisë dhe i turizmit në veçanti, kanë sjellë kërkesa në rritje për verërat shqiptare.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot pamje nga “Wines of Albania”, një material që e promovon ndërkombëtarisht Shqipërinë si destinacion eno-turistik.
Ministrja theksoi se, “historia, klima e biodiversiteti, varietetet unike, kultura, tradita dhe përkushtimi i atyre që punojnë çdo ditë në kantina përmblidhen në një poezi dedikuar verës shqiptare”.
Verëtaria shqiptare me traditë mijëravjeçare të dokumentuar, krahas peripecive gjatë kësaj periudhe historike, në 10 vitet e fundit ka marrë hov zhvillimi cilësor.
Zhvillimi i ekonomisë dhe i turizmit në veçanti, kanë sjellë kërkesa në rritje për verërat shqiptare.
Dhjetë kultivarët e hardhise me të cilët verërat shqiptare mund të përfaqësohen më denjësisht janë: Cerujë, Debinë, Dibrak, Kallmet, Pulës, Serrinë, Shesh i Zi, Shesh i Bardhë, Vlosh, Vranç.
Ditë të mbarë ? me “Wines of Albania”, një material që e promovon ndërkombëtarisht Shqipërinë si destinacion eno-turistik ?ku historia, klima e biodiversiteti, varietetet unike, kultura, tradita dhe përkushtimi i atyre që punojnë çdo ditë në kantina ? përmblidhen në një poezi dedikuar verës shqiptare ????
??Ndiqni për më shumë ?:
#MadeinAlbania #WinesofAlbania
#Albania #AllYouNeedIsHerePosted by Mirela Kumbaro Furxhi on Friday, January 5, 2024