Kumbaro: 3.2 miliardë euro hyrje në ekonomi nga turizmi 9 muajt e parë të vitit 2023

Në të gjithë vitin 2022, pati 2.8 miliardë euro të ardhura nga turizmi.


Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro deklaroi sot se, për 9-mujorin e vitit 2023 ka pasur 3.2 miliardë euro të hyra në ekonominë shqiptare.

Në konferencën për analizën vjetore të MTM, Kumbaro foli për impaktin që pati në ekonomi sektori i turizmit gjatë vitit të shkuar.

Duke iu referuar Bankës së Shqipërisë, Kumbaro tha se, “për 9- mujorin e parë të vitit 2023 kemi konfirmimin për 3.2 miliardë euro të hyra në ekonominë shqiptare”.

Ndiq "TiranaDiplomat.com" në Facebook

“Po ta krahasojmë me vitin 2022 që ishte prapë një vit i mirë turistik ku kemi pasur për të gjithë vitin 2022, 2.8 miliardë euro, ndërkohë që vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2023 3.2 miliardë”, theksoi Kumbaro.

Duke iu referuar statistikave të Bankës së Shqipërisë, Kumbaro tha se, “është rritur mesatarja e netë-qëndrimeve. Është një ndër kriteret me të cilat masim stabilitetin e ekonomisë së turizmit, nga 3-4 netë që e kemi pasur vitin e kaluar. Viti 2023 praktikisht shënoi 6 netë qëndrime për turist. Gjë që tregon një sektor në rritje”.

(Marrë nga ATSH)

Javët Kulturore Ndërkombëtare nisin me Poloninë

Këtë vit, Javët Kulturore Ndërkombëtare zhvillohen në një moment të veçantë pasi Tirana mban titullin e Kryeqytetit Mesdhetar të Kulturës…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Javët Kulturore Ndërkombëtare nisin me Poloninë

Këtë vit, Javët Kulturore Ndërkombëtare zhvillohen në një moment të veçantë pasi Tirana mban titullin e Kryeqytetit Mesdhetar të Kulturës…