Kumbaro: Fokusi drejt turizmit elitar

Investimet në infrastrukturë përmes hoteleve dhe restorteve me 4 dhe 5 yje synojnë turizmin elitarë.


Mirela Kumbaro, Ministër i Turizmit dhe Mjedisit tha se nga hyjra në Shqipëri e 10.1 milionë turistëve në vendin tonë janë përftuar 3.2 miliardë euro, të cilat janë injektuar tashmë në ekonominë shqiptare. Kumbaro shtoi se përfitmi i shqiptarëve dhe Shqipërisë mbi të gjitha është imazhi i mirë, që përthit investues dhe turistë të tjerë. Kumbaro shtoi se objektivi është turizmi elitarë tanimë, për të kaluar nga volume tek cilësia.

 

“Ajo që është e rëndësishme, është që janë para të injektuara në ekonominë e shqipërisë, pasi turistët kanë blerë nëpër dyqane, restorante, apo taksi, apo karburantë, apo makina me qira. Gama e harxhimit të shpenzimit të këtyre parave është brenda sektorit të ekonomisë”, tha Kumbaro.

 

“Ajo që është e rëndësishme, është që shqiptarët dhe Shqipëria kanë fituar një imazh tjetër, që na bënë mirë të gjithëve, jo vetëm për të na bërë krenar të gjithëve. Ësthë ekonomia e kanëaqësisë. Është një imazh që na kthehet në të mirë politike, ekonomike. Pasi në një vend ku reklamimi nuk është pozitivë, nuk tërhiqen investitor, nuk tërhiqen turistë etj. Por në këtë rast përfitimi është shumë më i madh, pasi imazhi pozitivë përktheht në të mira ekonomike për çdo familje”, tha Kumbaro.

 

Sipas Kumbaros në kalanë e Gjirokastrës në vitin 2023 kanë shkuar 218000 turistë, ndërsa 10 vite më parë ishin 9 600. “Unë i referohem Gjirokastrës, ku në vitin 2013, nga Kalaja e Gjirokastrës u arkëtuan nga biletat vetëm për 9600 vizitorë. Vetëm vitin e shkuar kjo shifër ishte 218 000 vizitorë që kanë hyrë në kalanë e Gjirokastrës vjet. Që do të thotë 218 000 vizitorë që kanë kaluar në të gjithë qytetin e Gjirokastrës, që janë 218 000 ambasadorë që flasin për Gjirokatrën dhe më pas për të gjithë Shqipërinë. Në vitin 2013 në Gjirokastër jeta mbaronte në orën 14:00, sot është një atraksion gjithë vjetor. Këto janë para që hyjnë”, tha Kumbaro…

 

Ajo bëri të ditur se qeveria është në bisedime me “Booking.com” dhe “Airbnb”, për të patur një panoramë më të qartë të dinamikës së të ardhurave të marra nga turizmi. “Është ndërrmarrë nismë nga qeveria shqiptare dhe drejtoria e tatimeve, po e bëjmë jo vetëm ne, por në të gjithë perëndimin për të vjelur të ardhura të tjera që vijnë nga këto, këto lidhen me informalitetin”, tha Kumbaro.

 

“Këtë se masim dot, unë si kam këto të dhëna. do presim deri sa instat, që është institucioni zyrtar që do na japi të dhëna për të gjithë vitin 2023. Jemi duke punuar me FSHZ për ngritjen e një sistemi për statistika të dedikuara për turizmin”, tha Kumbaro.

Në fund Kumbaro shtoi se investimet në infrastrukturë përmes hoteleve dhe restorteve me 4 dhe 5 yje synojnë turizmin elitarë.

“Kjo është arsye që duam të fokusohemi tek turizmi elitar, për të kërkuar cilësi dhe jo volum. Nami i mirë na ka dal, është një arritje dhe do të vazhdojë kurreshtja e vizitorëve. Ne tashmë duhet të fokusohemit tek cilësia dhe që turisti që vjen të mos zhgënjehet, por të na rikthehet. Prandaj kemi lehtësuar investimet për resorted apo hotelet me 4-5 yje. Prandaj po investohet në aeroporte dhe Instrastrukturë rrugore, si tuneli i Llogarasë për të afruar sa më shuëm turistin me destinacionin e paracaktuar”, nënvizoi Kumbaro.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…