Dhunimi i tre shqiptarëve në Malin e Zi, Balla: Ngjarja po hetohet, autorët do të mbajnë përgjegjësi
Ministri i Brendshëm reagoi lidhur me ngjarjen e ndodhur sot në Mal të Zi ku tre shtetas shqiptarë janë dhunuar nga disa persona tē panjohur
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur sot në Mal të Zi ku tre shtetas shqiptarë janë dhunuar nga disa persona tē panjohur.
Ministri Balla ka falenderuar Kryeministrin e Malit të Zi, Milojoko Spajic, i cili reagoi për rastin e dhunës ndaj tre shqiptarëve sot në Mal të Zi.
Më herët, ministri zhvilloi një bisedë telefonike me Ministrin e Brendshëm të Malit të Zi, Danilo Šaranović pas ngjarjes së ndodhur në zonën e Herceg Novit, ku tre shtetas shqiptarë janë dhunuar nga tetë persona të veshur me uniforma ushtarake.
Balla i ka kërkuar homologut të tij malazez informacion lidhur me ngjarjen, ndërsa ka falenderuar Policinë e Malit të Zi për reagimin e menjëhershëm.
“Jam falenderues për reagimin e menjëhershëm të autoriteteve dhe Policisë së Malit të Zi në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj tre të rinjve shqiptarë në zonën e Herceg Novit. Një hetim i plotë është duke u kryer dhe autorët do të mbajnë përgjegjësi”, ka theksuar Balla në një postim në rrjetin social X.