U emërua nga Rama ministër, Blendi Gonxhja: Përgjegjësi dhe sfidë!
Gonxhja: Jam thellësisht i nderuar për vlerësimin e besimin e Kryeministrit Rama në këtë emërim kaq sfidues!
Pasi u emërua në krye të Ministrinë e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka reaguar heshtjen me një status.
Përmes një reagimi në rrjetin social ‘Twitter’, ai e ka cilësuar përgjegjësi, sfiduese, privilegj detyrën e re.
Postimi i Blendi Gonxhja:
Jam thellësisht i nderuar për vlerësimin e besimin e Kryeministrit Rama në këtë emërim kaq sfidues! Një privilegj që vjen me përgjegjësi të jashtëzakonshme e përkushtimin për të punuar me pasion e përulësi për të shërbyer me ide e zgjidhje për më shumë qytetarë e sektorë në vend!