Begaj me trupin diplomatik: Shqipëria do të vijojë të japë kontributin për paqe në rajon

Begaj: Angazhimi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare do të vijojë paralelisht me të gjitha reformat e filluara në vend


Presidenti Bajram Begaj siguroi sot se Shqipëria do të vijojë të ketë politikë të jashtme dhe të sigurisë të linjëzuara me Bashkimin Evropian dhe SHBA-në, si dhe do të angazhohet në forcimin e multilateralizmit dhe të bashkëpunimit rajonal.

Në pritjen e fillimivitit me trupin diplomatik të akredituar në Tiranë, Kreu i Shtetit u ndal te sfidat dhe kërcënimet me të cilat po përballet sot bota por edhe rajoni.

Begaj theksoi se Shqipëria do të vijojë të japë kontributin për paqe në rajon dhe më gjerë, sepse paqja është themeli i mirëqënies, sigurisë, zhvillimit të qëndrueshëm dhe respektit të ndërsjellë.

Duke folur për situatën në Kosovë, Begaj tha se mbështetja e BE-së dhe bashkësisë ndërkombëtare për kryerjen e hetimeve të thelluara për identifikimin dhe dënimin e nxitësve dhe të autorëve të ngjarjes në Banjskë është e domosdoshme.

Sipas tij, “zgjidhja e mosmarrëveshjeve Kosovë-Serbi nuk është vetëm një çështje politike, por edhe një çështje sigurie për rajonin dhe Europën”.

Ndërsa përshëndeti vendimin e BE-së për liberalizimin e vizave me qytetarët e Kosovës, Begaj ripërsëriti kërkesën që vendet që ende nuk e kanë njohur Kosovës, ta njohin si një realitet të pakthyeshëm.

Begaj garantoi po ashtu se angazhimi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare do të vijojë paralelisht me të gjitha reformat e filluara në vend, në veçanti me reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit, rritjen e transparencës dhe llogaridhënies nga institucionet publike, si dhe përpjekjet për drejtësi sociale.

“Vitin e kaluar Shqipëria njohu zhvillime pozitive dhe të suksesshme në disa fusha, ndër të cilat mund të veçojmë turizmin, sportin dhe kulturën. Arritjet e vitit të shkuar do të pasurohen nga ngjarje të reja gjatë vitit 2024. Të tillë e quaj 10-vjetorin e Procesit të Berlinit, që shpresoj se do të gjejë një rajon më bashkëpunues dhe më pranë BE-së”, tha ai.

Në këtë drejtim, Kreu i Shtetit shprehu bindjen se edhe Bashkimi Evropian do vijojë t’i kushtojë vëmendjen e duhur e të veçantë Ballkanit Perëndimor.

“Është me rëndësi që rajoni të mbështetet dhe të krijohen mekanizmat që mundësojnë jo vetëm linjëzim politik, por edhe përparim ekonomik dhe lehtësira për jetën e përditshme të qytetarëve. Për shqiptarët në rajon, anëtarësimi në BE është çështje e interesit kombëtar. Faktori shqiptar ka kontribuar dhe do të vijojë të kontribuojë për paqen dhe sigurinë e rajonit”, theksoi Presidenti Begaj.

Kasa: 12 milionë turistë deri në fund të vitit

Turizmi mbetet një nga shtyllat kryesore të ekonomisë dhe zhvillimit në vend.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kasa: 12 milionë turistë deri në fund të vitit

Turizmi mbetet një nga shtyllat kryesore të ekonomisë dhe zhvillimit në vend.