Xi thekson fitoren në betejën e ashpër dhe afatgjatë kundër korrupsionit

Xi Jinping, sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK), bëri thirrje për të nxitur vetëreformimin e Partisë dhe sigurimin e fitores në betejën e ashpër dhe afatgjatë kundër korrupsionit.


Xi Jinping, sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK), bëri thirrje të hënën për të nxitur vetëreformimin e Partisë dhe sigurimin e fitores në betejën e ashpër dhe afatgjatë kundër korrupsionit.

Xi, gjithashtu president i Kinës, i tha këto në fjalimin e mbajtur në sesionin e tretë plenar të Komisionit Qendror të 20-të për Kontrollin e Disiplinës të PKK-së.

Ai u shpreh se, pas përpjekjesh të fuqishme dhe të pandërprera në dekadën e kaluar, lufta kundër korrupsionit ka arritur një fitore të madhe dhe rezultatet janë konsoliduar në mënyrë të gjithanshme.

“Megjithatë, situata është ende serioze. Duhet të jemi të vetëdijshëm për prirjen e re të luftës kundër korrupsionit, për kushtet dhe terrenin që mundësojnë shfaqjen e problemeve të korrupsionit, duke ngulur këmbë në ndërmarrjen e veprimeve të vazhdueshme dhe me objektiv të saktë, për të realizuar fitoren në betejën e ashpër dhe afatgjatë kundër korrupsionit,” vuri në dukje Xi.

Ai kërkoi më shumë përpjekje për goditjen e ndikimeve të grupeve të interesit mbi pushtetin dhe për përsosjen e sistemeve ligjore dhe disipinore kundër korrupsionit.


Foto:VCG

Xi Jinping theksoi kundërshtimin e dukurive të korrupsionit të lidhjes midis zyrtarëve dhe biznesmenëve, duke goditur fort synimet e përfitimeve të bazuara mbi pushtetin dhe duke parandaluar depërtimin e grupeve të ndryshme të interesit në qarqet politike. Ai kërkoi thellimin e përmirësimit të luftës kundër korrupsionit në fusha si financat, ndërmarrjet shtetërore, energjetika, mjekësia e projektet infrastrukturore, ku përqendrohen pushteti, kapitalet dhe burimet.

Sipas tij, thelbi i korrupsionit është shpërdorimi i pushtetit. Duhet të nxiten reformat për të parandaluar korrupsionin, duhet të përsosen sistemet e ndarjes dhe të përdorimit si duhet të pushtetit, duke mbushur boshllëqet përkatëse për të ulur mundësinë e korruptimit.

Sekretari i përgjithshëm i PKK-së nënvizoi edhe rëndësinë e përmirësimit të mëtejshëm të sistemeve ligjore dhe të mbikëqyrjes, duke nxitur në mënyrë të gjithanshme një sistem ku zyrtarët “nuk guxojnë, nuk mund dhe nuk duan” të korruptohen.

Në mbledhje gjithashtu u kërkua të forcohet goditja kundër mitëdhënësve, duke shtuar punën për gjetjen dhe tërheqjen e fitimeve të padrejta që marrin ata.


Foto:VCG

Në mbledhje morën pjesë liderë të lartë të Partisë, të Asamblesë Kombëtare Popullore (parlamentit) e të Këshillit të Shtetit (qeverisë) dhe drejtues të Gjykatës Supreme Popullore, të Prokurorisë Supreme Popullore, të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez, të Komisionit Qendror Ushtarak dhe të Komisionit Qendror të Kontrollit të Disiplinës të PKK-së. Mbledhja u transmetua në të njëjtën kohë në formën e video-konferencës për zyrtarët e njësive administrative në rang province të mbarë vendit.

Sesioni i tretë plenar i Komisionit Qendror të 20-të për Kontrollin e Disiplinës të PKK-së u hap të hënën në Pekin. Ky komision zgjidhet nga Kongresi Kombëtar i PKK-së dhe është organi më i lartë i kontrollit të disiplinës partiake. (Zhang Yan/Arta)

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Uldedaj sërish kampion, Balla: Mes 15 më të mirëve në botën e boksit profesionist

Suksesi i Uldedajt është një arritje historike për sportin shqiptar dhe një tjetër hap i madh për boksierin e talentuar…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Uldedaj sërish kampion, Balla: Mes 15 më të mirëve në botën e boksit profesionist

Suksesi i Uldedajt është një arritje historike për sportin shqiptar dhe një tjetër hap i madh për boksierin e talentuar…