Përkthimi i shkrimtarëve shqiptarë dhe serbë, Canaj pret Janković
Ambasadori i Shqipërisë në Serbi, Dr. Bardhyl Canaj, pret kryetarin e Asociacionit të Shkrimtarëve Serbë, Miloš Janković
Ambasadori i Shqipërisë në Serbi, Dr. Bardhyl Canaj, priti në përfaqësi kryetarin e Asociacionit të Shkrimtarëve Serbë, Miloš Janković.
Sipas njoftimit të ambasadës, takimi u fokusua në bashkëpunimin dhe ndërtimin e projekteve për përkthimin e shkrimtarëve të shquar nga të dy vendet, në shqip dhe serbisht.
Gjithashtu, u trajtua edhe ideja për krijimin e shoqatës së shkrimtarëve të rajonit të Ballkanit.
POSTIMI I AMBASADËS SHQIPTARE
Kënaqësi të prisja në përfaqësi kryetarin e Asociacionit të Shkrimtarëve Serbë, Miloš Janković.
U dakordësuam për të nxitur një bashkëpunim të ri me homologët e tij nga Shqipëria, ndërtimin e projekteve për përkthimin e shkrimtarëve të shquar nga të dy vendet, në shqip dhe serbisht si dhe krijimin e shoqatës së shkrimtarëve të rajonit të Ballkanit.