Kastriot Gurra emërohet në krye të Agjencisë Shtetërore të Shpronësimeve
Kastriot Gurra zëvendësoon në këtë detyrë Egra Ibrahimin
Kastriot Gurra, është emëruar këtë të enjte, me vendim të qeverisë, Drejtor i Agjencisë Shtetërore të Shpronësimeve, duke zëvendësuar në këtë detyrë Egra Ibrahimin.
Në vendimet e publikuara të qeverisë, bëhet me dije se vendimi për largimin nga detyra të Ibrahimit dhe emërimin në vend të saj të ish kryebashkiakut të Librazhdit, Gurrës, është marrë kërkesë të Zv/Kryeministrit, njëherazi Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.
Egra Ibrahimi mori drejtimin në krye të Agjencisë Shtetërore të Shpronësimeve në gusht të vitit 2022 deri në ditën e sotme që u shkarkua dhe në vendin e saj u emërua Kastriot Gurra.