Konferenca e Dytë Ndërqeveritare, Hasani: Shpresojmë që ky fillimvit të jetë optimist

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani: Shqipëria vazhdon të kryejë detyrimet


Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani u shpreh sot se Shqipëria vazhdon të kryejë detyrimet dhe është gati në çdo moment për organizimin e Konferencës së Dytë Ndërqeveritare.

Në një prononcim për medie pas mbledhjes së qeverisë, Hasani u shpreh se “gjërat do të qartësohen dhe kristalizohen në javët në vazhdim”.

“Ne shpresojmë që ky fillimvit të jetë optimist, me një vrull sa më të mirë dhe të jemi gati për të krijuar mundësinë e organizimit të konferencës”, tha ai.

Hasani bëri të ditur se deri tani institucionet e BE-së janë duke riparë edhe njëherë çfarë duhet bërë.

“Shpresoj që të kemi të reja në ditët në vazhdim. Është e rëndësishme që ne të vazhdojmë atë punë të mirë e cila u përmbyll me të gjithë procesin screeening të bërë nga ekipi i qeverisë shqiptare dhe të vazhdojmë të tregojmë se sa serioz jemi dhe sa të mirëdëshiruar jemi për të plotësuar atë që ne e kemi detyrim ndaj popullit shqiptar, por edhe ndaj institucioneve europiane”, theksoi ai.

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.