Një botë shumëpolare e bën jetën e qytetarëve më vibrante dhe edhe më të mirë

Nismat e Kinës në këtë drejtim po sjellin përfitime të dukshme jo vetëm për Kinën dhe qytetarët e saj, por për të tërë botën


Nga Dr. Enriko Ceko

Një jetë vibrante është ajo që kërkojnë shumica e banorëve të globit. Energjitë, aftësitë, njohuritë dhe kompetencat e akumulara nga njerëzimi tashmë kërkojnë orientim të drejtë për zhvillim të qëndrueshëm dhe përmirësim të cilësisë së jetës anë e mbanë globit. Nismat e Kinës në këtë drejtim po sjellin përfitime të dukshme jo vetëm për Kinën dhe qytetarët e saj, por për të tërë botën dhe specifikisht për të tëra vendet ku investimet dhe mbështetja materiale dhe ajo jo materiale e Kinës është e pranishme.

Në kuadër të këtyre zhvillimeve këto ditë u mbajt në Pekin Konferenca Qendrore për Punën në lidhje me Punët e Jashtme, ku Presidenti kinez, Xi Jinping, mbajti një fjalim të rëndësishëm, në të cilin ai shtjelloi (1) arritjet dhe përvojën e deritanishme të diplomacisë kineze, (2) mjedisin ndërkombëtar dhe (3) misionin historik të Kinës në lidhje me punët e jashtëme, në periudhën afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjatë.

Në thelb, është e dukshme se Kina ka arritje të padiskutueshme në lidhje me aspektet e punëve të jashtme dhe problematikën me të cilën përballet globi në kuadër të transformimeve transnacionale, që po bëhen përherë e më të dukshme në ditët tona dhe që po shërbejnë përherë e më shumë si ura bashkëpunimi midis kombeve, vendeve dhe shteteve.


Xinhua

Në këtë aspekt, Kina ka fituar një autonomi dhe inicitivë strategjike të padiskutueshme në arenën ndërkombëtare, duke qenë tërësisht koshiente për përgjegjësitë dhe ndikimin ndërkombëtar në zgjerim që ajo ka, dhe paralelkisht me këtë Kina është duke treguar se ka një kapacitet shumë të madh drejtimi në arenën ndërkombëtare, gjë që kërkon nivel edhe më të madh moral në të tëra drejtimet.

Përvoja e vlefshme e shërbimit diplomatik kinez, fituar ndër vite, shërben që Kina të vazhdojë të mbajë një qëndrim të qartë dhe të vendosur, me nivel të lartë moral në arenën ndërkombëtar, përballë sfidave me të cilat përballet njerëzimi, në kuadër të (1) mbrojtjes së integritetit, (2) zhvillimeve paqësore dhe (3) promovimit të stabilitetin e prosperitetit global.

Xi Jinping theksoi në takim se: “Kina në politikën e saj të jashtme, në të tëra situatat, është orientuar si në teori ashtu dhe në praktikë nga mbrojtja e interesave dhe e dinjitetit kombëtar dhe mbi këtë bazë, politika e jashtme e Kinës do të hyjë në një fazë të re, ku mund të arrihet shumë më tepër, kryesisht në (1) eksplorimin e kufijve të rinj në teorinë dhe praktikën diplomatike, (2) duke nxitur dinamika të reja në marrëdhëniet midis Kinës dhe botës dhe (3) duke rritur ndikimin, apelin dhe fuqinë ndërkombëtare të saj për t’i dhënë formë ngjarjeve ndërkombëtare në një nivel të ri, (4) për të krijuar një mjedis ndërkombëtar më të favorshëm, që shërben edhe si mbështetje strategjike më solide për ndërtimin e Kinës si një vend i madh, modern, socialist, në të gjitha aspektet dhe avancimin e përtëritjes së madhe të kombit kinez, në të gjitha frontet, përmes rrugës kineze, drejt modernizimit”.


CFP

Ndërtimi i një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin është parimi kryesor i deklaruar i Xi Jinping në lidhje me diplomacinë, mbi bazën e të cilit Kina propozon zgjidhje për çështjet madhore, që lidhen me atë se si duhet të jetë bota e së ardhmes dhe se si mund të ndërtohet ajo, bazuar në kuptimin e thellë të ligjeve që rregullojnë zhvillimin e shoqërisë njerëzore, duke patur parasysh këtu (1) botëkuptimin e stilit modern kinez, (2) perceptimin e rendit dhe vlerave dhe (3) përputhshmërinë me aspiratat e përbashkëta të njerëzimit.

Në konferencë u theksua se: “Në ndërtimin e një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin, qëllimi është të ndërtohet një botë e hapur, gjithëpërfshirëse, e pastër dhe e bukur me paqe të qëndrueshme, me siguri universale dhe prosperitet të përbashkët, me anë të promovimit të qeverisjes globale, mbi bazën e konsultimeve të gjera dhe kontributeve të përbashkëta për përfiti të përbashkët, duke ndërtuar marrëdhënie ndërkombëtare, bazuar në zbatimin e (1) Iniciativës së Zhvillimit Global, (2) Iniciativës së Sigurisë Globale dhe (3) Iniciativës së Qytetërimit Global, përfshirë këtu edhe (4) platformën për veprim dhe bashkëpunimi Një Brezit dhe Një Rrugë”.


CFP

Në këtë kuadër Kina bën thirrje për një botë shumëpolare, të barabartë dhe të rregullt dhe një globalizim ekonomik universalisht të dobishëm dhe gjithëpërfshirës, duke u mbështetur në respektimin e qëllimeve dhe parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara, që shikohen nga Xi Jinping si norma themelore të njohura botërisht, që rregullojnë marrëdhëniet ndërkombëtare, të cilat duhet të mbështeten nga të gjithë, duke praktikuar multilateralizmin real.

Kina thekson se mbështet dhe promovon me vendosmëri liberalizimin dhe lehtësimin e tregtisë dhe investimeve, kapërcimin e problemeve strukturore, që pengojnë zhvillimin e shëndetshëm të ekonomisë botërore, hapjen e mëtejshme të globalizimit ekonomik, gjithëpërfshirës, të balancuar dhe të dobishëm për të gjithë.

Duket se diplomacia kineze po orientohet edhe më shumë drejt ndërtimit të një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin, (1) duke forcuar planifikimin strategjik në sinkron me kohërat në ndryshim, (2) duke thelluar dhe përmirësuar paraqitjen e saj diplomatike, (3) duke ndjekur një qasje të orientuar drejt problemeve që shqetësojnë sot botën dhe (4) duke zbatuar një mënyrë sistematike të të menduarit, mbështetur në një ndjenjë më të fortë përgjegjësie historike dhe në një frymë më të gjallë inovacioni.

Mbështetja e parimeve themelore dhe hapja e terreneve të reja në punën e jashtme të Kinës është një kërkesë e natyrshme për të bërë përparime të reja në diplomacinë e saj, që shërben edhe si një bazë më e fortë për modernizimin kinez, i cili mbështetet në:

CFP

1. Ruajtjen e ritmeve të rritjes ekonomike dhe të perspektivës së saj pozitive afatgjatë.

2. Politika bashkëkohore dhe innovative për stabilitet, rritje dhe punësim.

3. Inovim teknologjik dhe zgjerim të kërkesës së brendshme, kombinuar me një hapje në një nivel të lartë, duke manaxhuar rrisqet e mundëshme përgjatë kësaj rruge.

Të tëra këto ndihmojnë që bota të jetë shumëpolare dhe jeta e qytetarëve të saj të jetë edhe më vibrante dhe edhe më e mirë.

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.