Rama: Mbi 3 miliardë euro të ardhurat nga turizmi në 2023
Kryeministri: Viti që lamë ishte një vit i mirë për ekonominë shqiptare
Kryeministri Edi Rama vlerësoi se viti që lamë ishte një vit i mirë për ekonominë shqiptare, në mënyrë të veçantë për turizmin dhe investimet e huaja direkte.
Në mbledhjen e Këshilli Ekonomik Kombëtar, Kryeministri Rama u shpreh se të ardhurat nga turizmi kalojnë shifrën e 3 miliardë eurove, duke bërë që numri i turistëve të jetë më shumë se trefishi i popullsisë rezidente në Shqipëri.
Kryeministri vlerësoi po ashtu se kjo situatë pozitive e ekonomisë reflektohet edhe në një rënie të mëtejshme të papunësisë, në 10.5%.