Temperaturat nën zero, Veliaj: Qendrat Sociale të Tiranës në gatishmëri!
Kryebashkiaku: Për çdo rast emergjence apo persona në nevojë, telefononi në numrin e emergjencës 112.
Në një kohë kur temperaturat kanë zbritur nën zero, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u bën thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm.
Për çdo rast emergjence apo persona në nevojë, Veliaj apelon për të telefonuar në numrin e emergjencës 112.
“Fundjava parashikohet me temperatura të ulëta, nën zero. Ju lutem, tregoni kujdes! Për çdo emergjencë apo nëse shihni persona të pastrehë a në nevojë, telefononi 112 ose kontaktoni me Qendrat Sociale të Tiranës”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.
Fundjava parashikohet me temperatura të ulëta❄️, nën zero. Ju lutem, tregoni kujdes?!
Për çdo emergjencë? apo nëse…
Posted by Erion Veliaj on Friday, January 12, 2024