Integrimi në BE, Rama: Sfidë, rezistenca dhe aftësimi i sektorit privat

Kryeministri: Sistemi shqiptar publik duhet ta marrë shumë seriozisht integrimin europian


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “Qeveritë e Shqipërisë do shkojnë dhe do vijnë. Është Shqipëria dhe gjithë sistemi shqiptar, sistemi shqiptar publik, sistemi shqiptar provat dhe nëse ka një pjesë të këtij sistemi që duhet ta marrë shumë seriozisht integrimin europian, për hir të nevojës për të mbijetuar dhe për të bërë sukses është pjesa e sektorit privat”.

Në fjalën e tij në ceremoninë e organizuar në Shtëpinë e Biznesit, pranë Piramidës së Tiranës, Rama tha se “procesin e integrimit europian jemi mësuar ta shohim si një proces të lidhur me qeverinë, si një proces të lidhur me detyrat e qeverisë, por tani që ne kemi hapur negociatat duhet të bëhet e qartë për të gjithë që nuk është qeveria e Shqipërisë që do të integrohet në Bashkimit Europian. Nëse ka një sfidë të sfidave për sistemin shqiptar që të bëhet pjesë e sistemit europian falë anëtarësimit të plotë të Shqipërisë është rezistenca e sektorit privat dhe aftësimi i këtij sektori, aftësimi i kompanive tuaja për të mos u fshirë nga harta sepse do të futet ky sistem i vogël shqiptar, me ato problematikat e veta, në një sistem të madh ku siç e kemi dëgjuar dikur, na thuhej për arsye të tjera, por vlen shprehja, “njeriu është ujk për njeriun”. Në kuptimin që çdo kompani, çdo realitet ekonomik i tregut është një ujk që kërkon prenë e vetë. Ndryshe nëse është dele, e ha ujku”.

Ky Këshill Ekonomik sot, vijoi Rama, ka një rëndësi më të madhe se asnjëherë tjetër, pikërisht për të mundësuar një ndërveprim që fillon nga informimi.

“Sa i informuar është biznesi ynë për integrimin, e për çfarë po i vjen? Se dakord, duam të integrohemi në BE, duam të bëhemi anëtarë sot, por a jemi të vetëdijshëm se çfarë po na vjen me këtë? Luan basketboll me Dinamon në Tiranë? Do të luash me Los Angeles Lakers, por a je i vetëdijshëm se çfarë do të thotë të shkosh të të jepet mundësia të provohesh nëse luan apo nuk luan dot me Los Angeles Lakers? Kështu që informimi, adaptimi.

Kryeministri Rama vuri në dukje se “e vërteta është që deri tek anëtarësimi (i Shqipërisë në BE) është një rrugë me shumë kthesa të forta, pasi negociatat nuk janë një proces angazhimesh të shkruara që ne do t’i plotësojmë kur të hyjmë, janë një proces angazhimesh që ne do t’i plotësojmë për të hyrë, që do të thotë që duhet të bëjmë gati Shqipërinë me legjislacionin europian dhe gjithë parametrat e zbatueshmërisë së legjislacionit për të hyrë, që do të thotë që duhet të kalojmë ligje që do të afektojnë biznesin në mënyra nga më brutalet, përndryshe nuk hyjmë dot dhe kjo do të kërkojë, në radhë të parë, shumë më tepër informim, shumë më tepër përgatitje për adaptim sepse kjo që i ndodh sot industrisë fason për një arsye të ndryshimit të ADN-së të organizmit të ekonomisë sonë, mund t’i ndodhë çdokujt, në rast se nuk është i përgatitur për të vazhduar biznesin nën një ombrellë ligjore të re”.

“Nëse legjislacioni për tranzicionin e gjelbër miratohet duhet pastaj një komplet tjetër kornizë për të vazhduar aktivitetin; certifikime, detyrime financiare. Kështu që, për këtë arsye duhet realisht të filloni ta mendoni që tani që mos përfundoni asnjeri siç i ndodh atyre në industrinë fason që nuk e di se çfarë pritën për t’i dalë përpara kësaj që erdhi sot. Ka ndryshuar komplet gjithë struktura dhe infrastruktura dhe shembulli më i thjeshtë për t’u kuptuar që pse kjo histori është pa kthim dhe pse në këtë histori nuk duhet ngritur koka lart për të thënë “Shteti të vijë të na ndihmojë” është ky”.

(Marrë nga ATSH)

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…