MEPJ: Prioritet i vitit 2024, konsolidimi i bashkëpunimit me diasporën dhe faktorin shqiptar në rajon
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme publikon prioritetet për vitin 2024 për Diasporën Shqiptare.
Në kuadër të Ditës së Arbëreshëve dhe Samitit të III-të të Diasporës mbajtur në nëntor në Tiranë, 22 nëntori si Dita e Alfabetit u shpall festë kombëtare nga qeveria shqiptare.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka publikuar prioritete për vitin 2024 për Diasporën Shqiptare.
MEPJ thekson se Dita Arbëreshe dhe Samiti III i Diasporës mblodhi në Tiranë bashkatdhetarët nga e gjithë bota ku u diskutua mbi të ardhmen e përbashkët sociale, politike e kulturore të vendit.
“Objektivi ynë kryesor për këtë vit, është konsolidimi i bashkëpunimit me diasporën dhe faktorin shqiptar në rajon. Një bashkëpunim që do të krijojë sinergji të reja në fushën e ekonomisë, shkencës, arsimit e diplomacisë”, deklaron MEPJ.
“Diaspora si faktor promovues i imazhit dhe interesave të shqiptarëve; roli i Diasporës në politikbërje, jo thjeshtë në remitanca; tërheqja e “trurit” të diasporës në vendin amë si dhe promovimi i gjuhës dhe kulturës shqiptare në diasporës”, janë disa nga prioritete e MEPJ-së për vitin 2024 për diasporën.
???Dita Arbëreshe dhe Samiti III i Diasporës mblodhën në Tiranë bashkatdhetarët nga e gjithë bota, ku u diskutua mbi të…
Posted by Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republika e Shqipërisë on Saturday, January 13, 2024