Efektivë të FA stërvitje me forcat ushtarake të Kosovës, Peleshi: Sprovë fizike dhe psikologjike
Ministri i Mbrojtjes vlerëson karakterin e treguar nga një pjesë e efektivëve të Forcave të Armatosura, që morën pjesë në një stërvitje të Kursit Komando.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, përmes një postimi në rrjetet sociale ka vlerësuar karakterin e treguar nga një pjesë e efektivëve të Forcave të Armatosura, që morën pjesë në një stërvitje të Kursit Komando.
Peleshi shprehet se sprova në të cilën efektivët e FA kaluan nuk ishte e lehtë, ndërsa bëri të ditur se pjesë e stërvitjes ishin dhe efektivë nga Forcat e Armatosura të Kosovës.
“Një pjesë e efektivëve më ambiciozë të Forcave të Armatosura treguan karakter dhe nivel të lartë përgatitjeje në stërvitjen aspak të lehtë të Kursit Komando”, u shpreh Peleshi.
“Trupat shqiptarë, përfshirë ata nga Forca e Sigurisë së Kosovës sapo përfunduan stërvitjen 72-orëshe në Feken, ku u sprovuan fizikisht dhe psikologjikisht që nga marshimi 42 km me pajime, te situata në fushën e luftimit e deri te sjellja në kushtet e mbijetesës”, përfundoi Peleshi reagimin e tij.
Një pjesë e efektivëve më ambiciozë të Forcave të Armatosura treguan karakter dhe nivel të lartë përgatitjeje në…
Posted by Niko Peleshi on Saturday, January 13, 2024