Të panjohurat e mëdha

Sir Patrick Vallance është ish-këshilltari kryesor shkencor i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe kryetar i bordit të Muzeut të Historisë Natyrore


Shumë pyetje të rëndësishme kanë mbetur pa përgjigje. Disa shkencëtarë i përgjigjen një pyetjeje: cila është ajo gjë që do të doje ta dije për planetin, që mbetet mister?

Sa specie ka në Tokë?

“Me sa lloje kafshësh e ndajmë planetin? Vlerësimet variojnë nga 3 milionë deri në 100 milionë, dhe nuk ka shumë shenja që po konvergojmë në një përgjigje unike.”

Prof Andy Purvis është studiues në Muzeun e Historisë Natyrore

Do të kthehesha 540 milion vjet mbrapa për të parë ‘Big Bang-un biologjik’

“Si një biolog evolucionar, do të më pëlqente që një makinë kohe të më kthente në shpërthimin Kambrian [kur shumica e grupeve kryesore të kafshëve u shfaqën për herë të parë në të dhënat fosile], sepse kjo periudhë e shkurtër rezultoi në ngritjen vërtet të shpejtë të shumicës së grupeve të kafshëve, dhe pse disa prej tyre, si për shembull trilobitët [artropodët e zhdukur detarë], nuk mbijetuan.”

Biologu evolucionar Dr Corrie Moreau është ekspert për milingonat në laboratorin Moreau të Universitetit Cornell


A mund të ndihmojnë disa nga format më të vogla të jetës, në shmangien e krizës klimatike?

“Ashtu si ne njerëzit mbështetemi te mikrobiomat e zorrëve për një shëndet të mirë të tretjes, papastërtia nën këmbët tona përmban një numër të panumërt bakteresh, kërpudhash dhe virusesh që ndikojnë në shëndetin e Tokës dhe të bimëve që rriten në të. Sepse shumica e këtyre organizmave nuk mund të kultivohen në laborator, dhe dimë shumë pak për ekologjinë e tyre. Megjithatë, prania e mikrobeve të caktuara mund t’i ndihmojë pemët të rriten deri në tre herë më shpejt. A mund të jenë aleatë këta ‘mikrobe të mira’, në luftimin e ndryshimeve klimatike dhe promovimin e sigurisë ushqimore?”

Dr Bonnie Waring është një pedagoge e lartë në Institutin Grantham të Kolegjit Imperial në Londër.


Cili është biodiversiteti i plotë i pyjeve tropikale të pellgut të Amazonës ose Kongos?

“Do të doja të kuptoja diversitetin e plotë në një zonë të vogël të pyjeve tropikale – si 100 me 100 metra: sa specie jetojnë ose kalojnë atje, ndërveprimet e tyre me njëra-tjetrën, sa të vjetër janë, nga kanë ardhur. Përveç njohurive shkencore që kjo do të na ofronte, shpresoj se do të ndihmonte për të bindur njerëzit për kompleksitetin dhe vlerën ekstreme të ekosistemeve të mbledhura gjatë mijëvjeçarëve – dhe se mbrojtja e asaj që na ka mbetur është gjithmonë një zgjedhje më e mirë, sesa shkatërrimi dhe përpjekja për ta rivendosur më vonë.”

Prof Alexandre Antonelli është drejtor i shkencës në Kopshtin Botanik Mbretëror, Kew


Si ndikojnë kafshët në Tokë?

“Si e formojnë kafshët pamjen dhe funksionin e ekosistemeve? Ne e dimë se ato veprojnë në disa mënyra të mirëpublikuara, të tilla si pjalmimi ose shpërndarja e farave, por ka shumë mënyra delikate – të tilla si cikli i lëndëve ushqyese, ngrënia selektive e bimëve, rrjetet e ndërlikuara të grabitqarëve dhe gjahut – që janë kuptuar keq, por vazhdimisht na befasojnë. Vetëm muajin e kaluar, mësova se merimangat përcaktojnë se ku rriten bimët dhe ekosistemet shërohen pas një shpërthimi vullkanik, duke kapur fara në rrjetat e tyre. Dhe në fund të fundit, sa ndikon kjo kafshë me rëndësi në biomën apo materien në nivel global? Sa shumë kafshët i japin formë funksionimit të planetit Tokë?”

advinder Malhi është profesor i shkencës së ekosistemeve në Universitetin e Oksfordit


Çfarë do të ndodhë me Rrymën e Gjirit (Gulf Stream)?

“Nëse do të më duhej të dija një gjë që është e pasigurt, është nëse do ndodhë, dhe nëse po, kur Rrjedha e Gjirit do të mbyllet papritur, duke ndryshuar plotësisht klimën e Evropës, duke shkaktuar një rënie drastike të temperaturave – me ndikime potencialisht katastrofike në sigurinë e ujit dhe ushqimit – ndërsa pjesa tjetër e planetit piqet për shkak të ndryshimeve klimatike.”

Sir Robert Watson është një nga shkencëtarët më të shquar të klimës në Mbretërinë e Bashkuar

A caktojnë rregullat universale se si evoluojnë bimët dhe kafshët?

“Organizmat me prejardhje shumë të ndryshme (duke përfshirë kafshët dhe bimët) duket se ndjekin një numër të kufizuar “stilesh” të përgjithshme. Cilat janë rregullat e përgjithshme që rregullojnë mënyrën se si ato janë ‘bashkuar’ dhe çfarë i bën disa stile shumë më të suksesshme në Tokë se të tjerët? Nëse ekzistojnë rregulla të tilla, a janë të njëjta për kafshët dhe bimët?”

Sandra Myrna Diaz është profesoreshë e ekologjisë në Universitetin Kombëtar të Kordobës, Argjentinë


Sa njerëz mund të përballojë Toka?

“Me ritmin aktual, do të duhen vetëm 10 vjet për të shtuar 1 miliard njerëz të tjerë në planet. Tashmë jemi dëshmitarë të ndikimit shkatërrues të rritjes së paqëndrueshme të popullsisë. Nëse do të jetojmë në ekuilibër, shëndet dhe harmoni me natyrën, sa njerëz të tjerë do të mund të strehojë Toka?”

Dr Gladys Kalema-Zikusoka ishte veterinerja e parë e kafshëve të egra në Ugandë dhe është një pioniere e konservimit

Cilat specie do t’i përshtaten krizës klimatike?

“Cilët janë kufijtë e përshtatjes së specieve dhe pse? Ne e dimë se klima po ndryshon dhe speciet po përshtaten, por nuk e kuptojmë se cilët janë kufijtë dhe pse ndryshojnë. Cilat specie do të dështojnë të përshtaten mjaft shpejt dhe në cilën pikë? Kush do të përshtatet dhe do të lulëzojë – dhe çfarë i përcakton këto përgjigje? Çfarë mund të bëjmë ne si shoqëri për të ndihmuar speciet të përshtaten? Këto janë pyetje themelore, përgjigjet e të cilave do të përcaktojnë se si do duket bota natyrore në të ardhmen, por të cilat gjithashtu ofrojnë njohuri të thella se si funksionon dhe evoluon biologjia.”

Sir Patrick Vallance është ish-këshilltari kryesor shkencor i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe kryetar i bordit të Muzeut të Historisë Natyrore (bota.al)

Lexo më shumë nga

Balla takim me bashkatdhetarë në Firence: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE deri në vitin 2030

Balla u rikujtoi shqiptarëve në Firence se prej datës 11 janar do të nisë procesi i regjistrimit, sipas një modeli…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Balla takim me bashkatdhetarë në Firence: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE deri në vitin 2030

Balla u rikujtoi shqiptarëve në Firence se prej datës 11 janar do të nisë procesi i regjistrimit, sipas një modeli…