Njësia Ushtarake e Sigurisë Kibernetike me teknologjinë më të fundit, SHBA: Krenar të qëndrojmë krah Shqipërisë

Njësia Ushtarake e Sigurisë Kibernetike është tashmë funksionale edhe me mbështetjen e aleatit strategjik të Shqipërisë, SHBA


Njësia Ushtarake e Sigurisë Kibernetike, një strukturë e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura është tashmë funksionale edhe me mbështetjen e aleatit strategjik të Shqipërisë, SHBA.

Kryeministri Edi Rama, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i ngarkuari me Punë në Ambasadën e SHBA në Tiranë, David Wisner si dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneralmajor Arben Kingji morën pjesë në inaugurimin e kësaj njësie që do të luajë një rol kyç në luftën kundër kërcënimeve kibernetike dhe mbrojtjes së sistemeve tona të informacionit.

Ata u njohën nga afër me strukturën dhe funksionin e kësaj njësie, që ka si qëllim menaxhimin e sistemeve të sigurisë kibernetike që mbikqyrin/monitorojnë, Sistemet e Komunikimit dhe Informacionit të Forcave të Armatosura nga ndërhyrjet e paautorizuara në këto sisteme.

Pranë kësaj njësie do të jetë i atashuar edhe një këshilltar i huaj, i cili do të mbështesë këtë strukturë për 3 vjet për sigurinë kibernetike.

Në këtë njësi përdoret teknologjia më e fundit , ashtu si edhe në SHBA, ndaj sipas ekspertëve nuk ka patur asnjë rrjedhje informacioni të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi është shprehur se synimet janë që kjo njësi të shërbejë edhe si një shkollë për të trajnuar ekspertët, jo vetëm për fushën e mbrojtjes, por edhe agjencitë e tjera dhe pse jo edhe tregun privat.

“Jo vetëm projekti që është shumë i plotë, por ne kemi mundësinë e madhe që në rrjetin e qendrave të inovacionit, të mbrojtjes kibernetike të NATO-s të marrim informacione të vazhdueshme, të kemi trajnime. Ka një qendër të NATO-s në Estoni, ku ne jemi pjesë e saj. Mundësitë janë shumë të mëdha. Është arritur brenda një kohe të shkurtër një standard mbrojtjeje shumë i lartë. Janë shumë të motivuar, janë 50% ushtarakë, 50% janë civilë. Duam ta shtojmë akoma më tej këtë strukturë, ta përdorim si shkollë për të trajnuar ekspertë që mund t’i shërbejnë jo vetëm Forcave të Armatosura, por edhe sektorin privat, sepse në fund të fundit kjo rrit kapacitetet mbrojtëse kombëtare”, ka theksuar Peleshi.

Aktualisht, sipas ekspertëve ka çdo ditë 1500 deri në 2 mijë sulme, por asnjë prej tyre nuk është konsideruar kritik. Në njësinë Ushtarake të Sigurisë Kibernetike, e cila përbëhet nga tre sektorë të veçantë punohet pa ndërprerje (24/7).

Vënë në punë nga IBM Security QRadar Suite, Qendra është në gjendje të zbatojë operacione të vazhdueshme për të shquar, pakësuar dhe për t’iu përgjigjur sulmeve kibernetike kundër infrastrukturës kritike mbrojtëse të teknologjisë së informacionit.

“Qendra prej 8.4 milionë dollarësh është pjesë e një fondi më të gjerë prej 50 milionë dollarësh e përpjekjeve të ndihmës së Shteteve të Bashkuara për sigurinë kibernetike të Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara janë krenare të qëndrojnë krah aleatit dhe partnerit të tyre duke forcuar praninë dhe koordinimin e sigurisë kibernetike të Shqipërisë për një të ardhme digjitale më të sigurt”, ka deklaruar Ambasada e SHBA-ve në Tiranë.

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…