Prehu në paqe poeti, Bardhyl Maliqi!
Konispoli dhe Saranda, me ikjen e tij për në amëshim, humbën një aset të çmuar të racës nga elita e intelektualëve
Nga Ilir Çumani
Bardhyl Maliqin, konispolatin fisnik, familjarin, prindin, gjyshin, studiuesin, pedagogun dhe Njeriun e mençur të letrave shqipe, nuk i kam takuar ndonjëherë për së afërmi.
Por, letërsinë e tij të përkorë në prozë e poezi, në studimet e pafundme për kritikën letrare, e kam ndjekur dhe jam mrekulluar për analizën, emocionet dhe estetikën e mendimit filozofik që ka përcjell në çdo publikim.
Konispoli dhe Saranda, me ikjen e tij për në amëshim, humbën një aset të çmuar të racës nga elita e intelektualëve që kanë patur dhe që për fat të keq po i rrallohet “pyllit” të kësaj race që i dhanë emër, dinjitet dhe lavdi qytetarisë të asaj ane….dhe në mbarë Shqipërinë.
Ndaj, në këto çaste të rënda për këtë humbje të madhe, i bashkohem dhimbjes së familjarëve dhe miqve e dashamirësve të tij të shumtë, kudo ata janë.
Qoftë i paharruar emri dhe kujtimi i Tij!
Prehu në Paqe Poet!