25-vjetori i masakrës së Reçakut, Hasani: Mizori të tilla nuk duhet të përsëriten më
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani përkujtoi sot 25-vjetorin e masakrës së Reçakut, një ngjarje tragjike në historinë e Kosovës.
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani përkujtoi sot 25-vjetorin e masakrës së Reçakut, një ngjarje tragjike në historinë e Kosovës.
“Sot, përkujtojmë me nder dhe respekt të 45 shqiptarët e Kosovës të cilët humbën jetën në mënyrë të pafajshme nga një akt barbar që tmerroi botën dhe që akoma dhe sot rëndon në zemrat tona”, shkruan Hasani në një reagim në rrjetet sociale.
Sipas kryediplomatit shqiptar “kjo ditë është një motiv për të vazhduar pandalur angazhimin tonë për paqe, liri dhe drejtësi”.
“Mizori të tilla nuk duhet të përsëriten më. 15 Janari 1999 nuk do të harrohet kurrë”, shkruan ministri.