Nisja e sesionit të ri parlamentar, Spiropali: Shtojmë ritmin e reformave
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali siguroi në nisje të sesionit të ri parlamentar se PS do të shtojë ritmin e reformave
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali siguroi në nisje të sesionit të ri parlamentar se PS do të shtojë ritmin e reformave duke vijuar punët e mira për progresin e Shqipërisë.
Spiropali ndau në rrjetet sociale momente nga mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, ndërsa u shpreh se “jemi gati e me energji të reja”.
“Sot me grupin parlamentar të PS-së në nisjen e sesionit të ri parlamentar, gati e me energji të reja për të përmbushur efektivisht detyrën që na kanë besuar qytetarët, duke shtuar ritmin e reformave dhe vijuar punët e mira për progresin e Shqipërisë”, u shpreh ajo.
?Kryesia e Kuvendit –
Sot me Grupin Parlamentar të PS?në nisjen e sesionit të ri parlamentar, gati e me energji të reja…Posted by Elisa Spiropali on Monday, January 15, 2024