KQZ i jep mandatin e deputetit Plarent Ndrecës, zëvendëson Ahmetajn
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha sot mandatin e deputetit Plarent Ndrecës, i cili zëvendëson në Kuvend Arben Ahmetajn.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha sot mandatin e deputetit Plarent Ndrecës, i cili zëvendëson në Kuvend Arben Ahmetajn.
Ndreca rezultoi i pastër në formularin e dekriminalizimit të dorëzuar pranë KQZ-së, ndërkohë që pas marrjes së konfirmimit nga KQZ duhet të betohet në seancë plenare.
“Nuk verifikohet që të ketë kushte për moszgjedhjen e tij si deputet në Kuvend. Kështu vendos dhënien e mandatit Plarent Ndrecës”, tha Celibashi.
Ndreca e mori mandatin pas refuzimit të tij nga Dallëndyshe Bici, aktualisht drejtore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, e cila renditej pas Ahmetaj në listën shumemërore të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Qarku Tiranë.
Mandati i Arben Ahmetaj ka përfunduar para afatit, për shkak se në 6 muajt e fundit, ai nuk ka qenë prezent në Kuvend. Ndaj tij janë ngritur akuza penale nga SPAK për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe deklarim i rremë dhe fshehje pasurie.