Ngushtica e linjës së kuqe dhe zgjedhjet në Tajvan

Zgjedhjet e lidershipit dhe legjislaturës në Tajvan u mbajtën më 13 janar, duke e nisur vitin 2024 me emra të rinj në drejtimin e ishullit me 113 mandate dhe me lider të ri.


Nga Dr. Marsela Musabelliu

Zgjedhjet e lidershipit dhe legjislaturës në Tajvan u mbajtën më 13 janar, duke e nisur vitin 2024 me emra të rinj në drejtimin e ishullit me 113 mandate dhe me lider të ri. Nga këto, kandidati i Partisë Demokratike Progresive (DPP) Lai Ching-te fitoi fitoi me 51 mandate, partia Kuomintang (KMT) fitoi 52 mandate, Partia Popullore e Tajvanit mori 8 mandate. Dy të tjerët shkuan për kandidatë të pavarur.


Zgjedhjet në Tajvan/CFP

Një lidership i ri pa fitore: Kandidati i partisë në pushtet Lai Ching-te ka fituar zgjedhjet presidenciale duke i dhënë partisë së tij, një mandat të tretë të paprecedentë, por ai siguroi pak më shumë se 40 për qind të votave, përpara rivalit të tij më të afërt në opozitë. ShBA-të, Gjermania, Anglia dhe Franca janë ndër vendet që kanë uruar Tajvanin për zgjedhjet e suksesshme dhe i quajtën si pilaster të demokracisë. Në fakt këto vende e dinë mirë çdo të thotë të marrësh pushtetin pa shumicën e vendit që voton për partinë tënde. Aq i suksesshëm është ky “model i demokracisë” sa e kanë eksportuar edhe në vende të tjera dhe paritë lokale e kanë kuptuar shumë mirë lojën e kulisave të pushtetit pa miratim popullor mazhoritar. Si fitohet pushteti pa shumicën e votave? – Shumë e thjeshtë, krijim i një makinerei votash dhe “miq të fuqishëm.” Një shprehje e njohur thotë se pushteti ndjell pushtet…dhe ashtu ndodh shpesh. Kjo është arsyeja pse pjesëmarrja në votime në rang botëror po bëhet gjithnjë e më e ulet, pasi duket qartë se vota nuk vlen më dhe nuk vlen gjë.

Gjithsesi, si kurrë herë tjetër këto zgjedhje në Tajvan patën resonancë të lartë mediatike në mbarë botën, për një element: marrëdhënia midis Kinës dhe ShBA-së bëhet gjithnjë e më e paparashikueshme, Tajvani është bërë burim i tensionit dhe konfliktit midis dy vendeve dhe po kthehet në një lojë të rrezikshme që rrit nivelin e antagonizmit ndaj Kinës. Shumë mendojnë se çështja e Tajvanit mund të vendosë në kurs konfrontimi dy ekonomitë më të mëdha të botës, dhe politika e brendshme e ishullit mund të rrisë vetëm dyshimet dhe rrezikun e një konflikti që mund të përshkallëzohet.

Shumë vende uruan Tajvanin, në fakt do të ishte interesante të shihej çdo të ndodhte sikur Kina të dërgonte ndonjë urim për Guamin, ose Porto Rikon, si do të reagonte Uashingtoni; ose sikur të uronte ishujt Falkland si do të reagonte Londra, ose sikur të uronte Polinëzinë, si do të reagonte Parisi…por ky është një diskutim tjetër.


Më 16 gusht, qindra Tajvanezët protestojnë vizitën e Lai Ching-tes në ShBA/CFP

Kush është Lai Ching-te?

Lideri i rajonit të Tajvanit për një kohë të gjatë, e ka quajtur veten një “punëtor pragmatik për pavarësinë e Tajvanit”. Vitet e fundit, ai shpesh ka mbrojtur “pavarësinë e Tajvanit” dhe ka nxitur “urrejtje dhe rezistencë ndaj Kinës”. Pasi u emërua nga partia e tij për të kandiduar si lideri i rajonit të Tajvanit në vitin 2024, ai ndryshoi të ashtuquajturën tezë “mbrojmë Tajvanin përmes kundërshtimit ndaj Kinës” në “mbrojmë paqen e Tajvanit” nga nevojat e strategjisë zgjedhore. Por, në një intervistë ekskluzive me Bloomberg, Lai hodhi edhe një herë idenë separatiste të “pavarësisë së Tajvanit”, duke thënë se “Tajvani është tashmë një vend sovran dhe i pavarur, jo pjesë e Republikës Popullore të Kinës, etj. Për Kinën Lai është problematik, por më shumë është për tajvanezët vetë. Dhjetëra sondazhe popullore në Tajvan kanë treguar se qytetarët nuk e duan dhe nuk e presin një koflikt me Pekinin, as verbal, as potencial, as real. Veprimet e Lait kanë vërtetuar se ai është përpjekur të ekzagjeronte të ashtuquajturin “kërcënim kontinental”. Dhe rezultatet zbulojnë se Partia Demokratike Progresive nuk mund të përfaqësojë opinionin e përgjithshëm publik në ishull.

Ekspertët besojnë se edhe nëse rreziqet e konfliktit në ngushticën e Tajvanit rriten në të ardhmen pasi Lai Ching-te fitoi zgjedhjet rajonale, iniciativa për zgjidhjen e çështjes së Tajvanit i takon plotësisht RPK-së. Sapo Lai kalon vijën e kuqe, kontinenti ka fuqinë dhe vendosmërinë për të zgjidhur njëherë e përgjithmonë çështjen e Tajvanit. Vetë Ministri i Jashtëm kinez tha një ditë pas zgjedhjeve se kushdo në komunitetin ndërkombëtar që shkel parimin e një Kinë, po ndërhyn në punët e brendshme të Kinës, po cenon sovranitetin e Kinës dhe do të përballet me kundërshtimin e përbashkët të popullit kinez dhe komunitetit ndërkombëtar.


Zëdhënësi i Zyrës së Çështjeve të Taivanit, Chen Binghua

“Ne kinezët në të dyja anët e Ngushticës”

Vendi ynë duhet të ribashkohet dhe me siguri do të ribashkohet – janë fjalët që gjithmonë kanë ardhur të njëjta nga Pekini. Duke theksuar lidhjen historike me Kinën, veçoritë gjeografike, pasqyrën historike, strukturën sociale, sistemin politik, situatën ekonomike, zhvillimin kulturor, arsimin dhe kujdesin shëndetësor, Pekini zyrtar gjithmonë është shprehur se Tajvani është një pjesë e patjetërsueshme e Kinës, duke theksuar ngjarjet historike, duke përfshirë Luftën Civile Kineze, pushtimin japonez dhe tërheqjen e Kuomintang në Tajvan. Struktura sociale, politika dhe historia kineze i sheh rrënjët e Tajvanit në kulturën kineze me një pohim të fortë të angazhimit të Kinës për ribashkim, duke mbrojtur për një zgjidhje paqësore. Fakti bazë që Tajvani është pjesë e Kinës nuk do të ndryshojë pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve të rajonit, shprehet një ditë pas zgjedhjeve Ministria e Jashtme e Kinës.

Çfarëdo ndryshimesh të ndodhin në Tajvan, fakti themelor që ka vetëm një Kinë në botë dhe Tajvani është pjesë e Kinës nuk do të ndryshojë, vuri në dukje zëdhënësi. Ai tha se kontinenti do të punojë me partitë përkatëse politike, grupe dhe njerëz nga sektorë të ndryshëm në Tajvan për të nxitur shkëmbimet dhe bashkëpunimin.

Çfarë thuhet, çfarë bëhet dhe çfarë shihet

Krahasuar me zgjedhjet e lidershipit të 2016 dhe 2020 në ishull, qasja e ShBA-ve ndaj zgjedhjeve të 2024 ka qenë relativisht “e ulët”, në skenë, pasi në prapaskenë nuk i dihet asnjëherë. Shumë zyrtarë, politikanë dhe ekspertë amerikanë e kanë identifikuar Tajvanin si një “pikë ndezëse” midis Pekinit dhe Uashingtonit që mund të shkaktojë një konflikt mes tyre. Tensionet midis Pekinit dhe Uashingtonit janë zbutur disi, por kjo nuk do të thotë se Uashingtoni ka ndryshuar në mënyrë thelbësore politikën e tij ndaj Pekinit dhe Taipeit, edhe pse ai ka përsëritur në mënyrë të çuditshme kundërshtimin e tij ndaj “pavarësisë së Tajvanit”. Pas përfundimit të zgjedhjeve, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i ShBA-së, Stephen J. Hadley dhe ish-zëvendës sekretari i shtetit James B. Steinberg mbërritën në Taipei të dielën për takime paszgjedhore me politikanët e Tajvanit, njoftuan mediat. Vizita e ish-zyrtarëve amerikanë në ishullin e Tajvanit është parë si një tjetër shenjë se ShBA po rrit lidhjet me forcat secesioniste të Tajvanit për të manipuluar dhe shfrytëzuar më mirë ishullin për t’iu kundërvënë Kinës.


Më 16 gusht, qindra Tajvanezët protestojnë vizitën e Lai Ching-tes në ShBA/CFP

Nga ana tjetër, Kina kundërshton me vendosmëri që ShBA të ketë çdo formë të ndërveprimit zyrtar me Tajvanin dhe të ndërhyjë në punët e Tajvanit në çfarëdo mënyre ose nën çdo pretekst.

Kur u pyet për t’iu përgjigjur zgjedhjeve rajonale të Tajvanit, presidenti amerikan Joe Biden tha të shtunën se “Ne nuk e mbështesim pavarësinë…” pa bërë komente të mëtejshme. Por, politikat e ShBA-së për çështjen e Tajvanit janë të ndryshme nga përgjigjet e Biden. Nga njëra anë, Uashingtoni nuk dëshiron që secesionistët e Tajvanit të jenë “problematikë” për të shkaktuar konflikte, dhe nga ana tjetër, nuk dëshiron të shohë lidhje më të ngushta dhe më të ngrohta ndërmjet tyre, shprehet një profesor kinez (Xin Qiang). Xin theksoi nevojën për të hedhur poshtë iluzionet jorealiste për ShBA-në, pasi Uashingtoni nuk ka hequr dorë kurrë nga përdorimi i çështjes së Tajvanit si një kartë për të penguar rritjen e Kinës dhe ka dyfishuar përpjekjet e tilla në vitet e fundit.


Takimi i presidentit kinez Xi Jinping-ut me homologun amerikan Joe Biden në nëntorin e vjetshëm në San Francisko/Xinhua

Por po të shohim edhe nga politika e lartë, Presidenti Xi ka shprehur publikisht se Kina dhe ShBA-ja kanë përballë dy opsione në këtë periudhë të paparashikuar të ndryshimeve globale në një shekull. Ose do të thellohet solidariteti dhe bashkëpunimi, ose do të përqendrohemi në një lojë ku fituesi merr të gjitha, duke nxitur rivalitet dhe kundërvënie, që mund të çojë botën drejt tensioneve dhe ndarjeve. Xi u shpreh se marrëdhëniet midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat janë marrëdhëniet dypalëshe më të rëndësishme në botë, duhet të analizohen në këtë kontekst të gjerë dhe të kuptohen me kujdes.

Gjatë takimit të tij me homologun amerikan në San Francisko presidenti kinez vuri në dukje se, problemi i Tajvanit mbetet çështja më e rëndësishme dhe më e ndjeshme në marrëdhëniet kino-amerikane. Kina i merr seriozisht deklaratat pozitive të bëra nga Shtetet e Bashkuara në takimin e Balit. ShBA-ja duhet të ndërmarrë veprime konkrete për të mbajtur premtimin e saj se nuk do të përkrahë “pavarësinë e Tajvanit”, do të ndalojë armatimin e Tajvanit dhe do të mbështesë ribashkimin paqësor të Kinës. U ra dakord kështu, por një muaj pas këtij takimi miratuan shitjen e armëve prej 300 milionë dollarësh ndaj Tajvanit. Një gjë flitet, një tjetër bëhet.

Së fundmi, implikimi më i madh i gjithë kësaj çështjeje është se qëndrimi i Kinës ndaj ribashkimit është se në thelb ata janë një gjak, një familje. Dhe kjo është e vërteta pasi praktikisht 90% e njerëzve në ishullin e Tajvanit kanë lidhje të drejtpërdrejta me Kinën kontinentale. Shumë prej tyre kanë të afërm që shkojnë dhe i vizitojnë shpesh. Një nga gënjeshtrat kryesore që u thuhet njerëzve është se së pari, provinca e Tajvanit nuk është kineze. Kjo është absolutisht e gabuar. Ata flasin kinezisht, hanë ushqim kinez, veshja është kineze, kultura, ritualet, festat… gjithçka është kineze. Linja ajrore kombëtare është China Airlines, muzeu i tyre ka 700,000 artefakte nga Kina kontinentale. Pra, Tajvani është Kina. Por ajo që po thotë propaganda aktuale është se Tajvani nuk është kinez, se ai është de fakto i pavarur ose vetëqeverisës, që është një keqinterpretim i plotë i të kuptuarit tonë për botën dhe Kombet e Bashkuara.

Por ajo që është e vërteta vjen me një analogji që e ka dhënë ditën e zgjedhjeve një studius koreano-amerikan (KJ Noh). Kjo situatë është sikur dikush në familjen tuaj vendos të mbyllet në dhomën e vet, dhe pastaj dikush tjetër i jep armë, zjarr e benzinë, ti mbajë tek dhoma “sa për ti pasur”! Sa kohë do e duronte dikush këtë, sa kohë një fuqi e madhe do e duronte këtë?….Kjo është çështja me të cilën po përballet Kina. Në fund të fundit, askush nuk lejon që të ndizet dhoma, pasi mund të digjet shtëpia.

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.