“Akuarel mbi çati”

“Bulëza sferike
e ujit
rrokulliset ngadalë,
kujton se është globi ujor
i botës
në duart e fëmijës
që pikturon
oqeanin
ku lundrojnë anijet”


Nga Marash Mirashi

AKUAREL MBI ÇATI

Bulëza sferike
e ujit
rrokulliset ngadalë,
kujton se është globi ujor
i botës
në duart e fëmijës
që pikturon
oqeanin
ku lundrojnë anijet,
ballë farit
me tullat e kuqe
që nxjerr një tym të bardhë
mbi çati.

Bulëza hepohet në strehë
e bie fluturim
mbi fijet e barit
duke u shkërmoqur
në dete të vegjël
plot gjire
ku marinarët
ankorojnë
anijet.

Rrezja e diellit
mbështetet tjegullave
pranë oxhakut
ku tymi i bardhë
kujton
se është mjegulla
që davaritet
mbi far.

***

PEISAZH NATE NË KOPËSHT

Mbi gardh
gonxhet e reja
të trëndafilit
po mbyllen
për të kaluar natën
pranë një kërmilli
që mbart mbi shpinë
shtëpinë
me arkitekturë
gotike,
pranë një pylli të vogël
mullagash.

Xixëllonjat
lëshojnë dritë
duke i dhënë
një madhështi urbane
gardhit
qe po mbështillet
me natë.

Lexo më shumë nga

Rama: Voto me të dyja duart numrin 5 për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian

Kryeministri, njëherësh kreu i PS, Edi Rama ritheksoi sot, se vota në 11 maj për numrin 5 në fletën e…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Voto me të dyja duart numrin 5 për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian

Kryeministri, njëherësh kreu i PS, Edi Rama ritheksoi sot, se vota në 11 maj për numrin 5 në fletën e…