Nexhmie Zaimi, e harruara e madhe…

Libri “Daughter of eagle” i Nexhmie Zaimit është gur themelor i një proze moderne të shkruar nga nje shqiptare.


Nga Sami Milloshi

Kur ende nuk i kishte mbushur trembëdhjetë vjet, Nexhmie Zaimin, këtë vajzë të lindur në Libohovë, e vizitoi i ati në dhomën e saj. Ai i dha një shami koke dhe i tha se tani e tutje, kur të dilte nga shtëpia, duhej ta mbulonte fytyrën me të, se ashtu ishin zakonet.

Vajza e vogël, pa thënë asnjë fjalë, e mori shaminë, hapi dritaren dhe e hodhi atë në çatinë e fqinjit. I ati e quajti “dhí e egër”, dhe ashtu i fyer dhe i çarmatosur në krenarinë e burrit, iku nga dhoma duke folur me vehten.

Ky akt prej rebeleje, paracaktoi tonin dhe fatin e Nexhmie Zaimit.

Ajo ishte njera nga gjashtë vajzat që ndoqi një shkollë të mesme në Shqipëri që drejtohej nga misionaret presbiterianë Amerikanë, në vitet ‘20.

Kur qe ende vajze e re, familja e saj provoi ta martojë sipas zakoneve, por ajo ia doli t’i thyejë zakonet. Ajo iku nga Shqiperia dhe u bë e para vajze shqiptare që pati fatin të marrë edukim të lartë në Ëellesley College në Amerikë. Pastaj ndoqi Columbia University ku u diplomua si gazetare.
Në vitin 1937, botoi librin e saj “Daughter of the eagle” (Bija e Shqiponjës). Libri i saj u shpall Best Seller me 1938, në Amerikë. Dhe ajo nuk ishte veçse 20 vjeçe kur e arriti këtë majë si shkrimtare.
Unë nuk po zgjatem në karrierën e saj si gazetare, sepse edhe ajo është brilante, mjafton të them se Nexhmie Zaimi ishte ndër të parat gazetare femra që raportoi nga vendet e Lindjes së Mesme. Ajo intervistoi Nasserin, Sadatin, mbretin Hussein. Nexhmia gjithashtu ishte nga të parët gazetarë që shkroi e dha leksione për refugjatët palestinezë. Ajo, madje bëri një studim për Departamentin e Shtetit, në të cilin theksoi se nëse problemi i refugjatëve palestinezë nuk zgjidhet, ai mund t’i shpërthejë në fytyrë Amerikës pas pesëdhjetë vjetësh.

Zaimi e vizitoi Shqipërinë dy herë.

Së pari, në vitin 1939 dhe së dyti në vitin 1986. Herën e dytë autoritetet komuniste nuk e lanë të hynte dhe e kthyen mbrapsht.

Tani, përse po i shkruaj unë këto rradhë?

Po i shkruaj sepse edhe sot e kësaj dite, në Shqiperi vazhdon kultura e përjashtimit, kultura e përbuzjes, kultura e klaneve provinciale, kultura e protokolleve të paravendosura në Lidhjen e Shkrimtarëve, edhe pse Lidhja ka vdekur, ose nuk lidh dot as ushkurin e pantallonave.

Me përjashtim të Robert Elsiesë që e ka përmendur Zaimin ne Fjalorin e tij historik me 2012, një përmendjeje në nje Leksikon Shkrimtarësh të botuar në Kosovë, si edhe studiuesit Aurenc Bebja në Francë, kurrkush tjetër nuk do t’ia dijë për një Shkrimtare Shqiptare, best seller në Amerikë para 70 vjetësh!

Pse? Sepse Shqipëria është përsëri e vetizoluar. Bile edhe më keq se ne kohën e Enver Hoxhës. Atje promovohen pseudovlera, sepse nuk ka kurrfarë kriteri si në Perendim.

Libri “Daughter of eagle” i Nexhmie Zaimit është gur themelor i një proze moderne të shkruar nga nje shqiptare. “Kronikë në Gur” e Ismail Kadaresë, një vepër padyshim e mrekullueshme, është thjesht një përsëritje krejt e çuditshme (ose mua më duket ashtu) e asaj proze që Nexhmie Zaimi e ka shkruar disa dekada para tij.

Bukuria e prozës se Zaimit rri përkrah të mëdhenjve Kuteli e Koliqi.

Unë e lexova në Amerikë librin e Nexhmie Zaimit dhe jam krenar që njoha një mjeshtre të letrave, një shkrimtare të madhe shqiptare.

Po të kisha gjë në dorë, ia jepja librin e saj mjeshtrit Ukë Buçpapaj ta përkthente në Shqip. Dhe natyrisht e paguaja sa frengu pulën.

Po ç’them edhe unë “marrëzira”?!!!!

Sharlatanët në Tiranë janë të zënë me tallava dhe s’kanë as din as iman se e kanë vetizoluar për së dyti atë vend.

Me tallava e kanë izoluar, jo me tela me gjëmba si dikur…

Lexo më shumë nga

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…