Peleshi: Flotë prej gjashtë helikopterësh Black Hawk deri në vitin 2030

Dy helikopterët Black Hawk janë porosia e parë e Shqipërisë për këtë model, mbështetur nga fondi i ndihmës së SHBA me vlerë mbi 50 milionë dollarë.


Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi shoqëruar edhe nga i Ngarkuari me Punë në ambasadën amerikane në Tiranë, David Wisner si dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Arben Kingji ishin në bazën ajrore të Farkës, ku panë nga afër dy helikopterët Black Hawk të mbërritur së fundmi në Shqipëri.

Në fjalën e tij, ministri Peleshi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e partnerit strategjik të Shqipërisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke vlerësuar mbërritjen e dy helikopterëve si një nga kapacitetet më të rëndësishme operacionale të vendit tonë në raport me NATO-n.

“Këtë vit është 15-vjetori i anëtarësimit tonë në NATO dhe ne e kemi filluar me një ngjarje të madhe, mbërritja e dy helikopterëve Black Hawk. Është vetëm fillimi. Jemi në bisedime për dy të tjerë në periudhën afatmesme dhe deri në vitin 2030 ne shpresojmë që Shqipëria të ketë një flotë prej 6 helikopterësh Black Hawk. Është një donacion i partnerëve tanë strategjikë të SHBA, por edhe me një pjesë nga buxheti i shtetit. Po ndërtojmë dy hangarë specifikë për helikopterët Black Hawk që do të përfundojnë brenda këtij viti, këtu në bazën ajrore të Farkës”, nënvizoi ministri Peleshi.

Bashkë me dy helikopterët Black Hawk, sipas ministrit Peleshi Shqipëria ka mundur të përfitojë një paketë të plotë mbështetjeje, ku përfshihen edhe mirëmbajtja për një periudhë të caktuar, asistenca teknike si dhe trajnimi i pilotëve.

“Është një model bashkëpunimi ekselent, sepse nuk është thjeshtë blerja e dy mjeteve ajrore, por bashkë me të, ne e quajmë paketë e plotë, ne blemë edhe mirëmbajtjen për një periudhë të caktuar, edhe asistencën teknike, trajnimin e pilotëve tanë. 8 pilotë janë trajnuar në Amerikë përmes partneritetit shtetëror që ne kemi me Gardën e Nju Xhersit dhe pajisje të ndryshme për testimim, diagnostikimin, pra është një paketë e plotë. Këtë model duam të ndjekim edhe me kapacitetet e tjera”, u shpreh ministri i Mbrojtjes.

Ministri Peleshi foli edhe për helikopterët e tjerë që pritet të shtojnë flotën tonë ajrore.

“Do të vazhdojmë të unifikojmë sa më shumë të mundim flotën tonë ajrore drejt helikopterëve Black Hawk. Dy helikopterët e tjerë që ne kërkojmë të blejmë janë fjala e fundit e helikopterëve Black Hawk. Në këtë rrugë duam të ecim. Duam të shpenzojmë me shumë kujdes dhe me inteligjencë buxhetin e dedikuar prej 2 përqind të GDP-së për sigurinë dhe mbrojtjen. Kohët që po jetojmë janë të vështira. Siguria dhe mbrojtja janë bërë kryefjala dhe sfida e të gjitha vendeve, sidomos në rajonin tonë që është një rajon i brishtë dhe ndaj e çmojmë veçanërisht këtë fuqizim të forcës sonë ajrore por edhe të gjitha planet e tjera që ne kemi me parterin tonë strategjik SHBA”, theksoi Ministri i Mbrojtjes.

Ndërsa I Ngarkuari me Punë i ambasadës së SHBA në Tiranë, David Wisner vlerësoi përgatitjen e pilotëve shqiptarë dhe ekipeve të mirëmbajtjes.

“Kemi dëgjuar nga Uashingtoni, nga Alabama dhe gjithë trajnimet e tjera që ju keni bërë se çfarë pilotësh të shkëlqyer keni dhe sigurisht pilotët nuk mund të fluturojnë pa pasur persona që merren me mirëmbajtjen. Dhe jemi aq krenarë për të gjithë punën që kanë bërë të gjithë ekipet e mirëmbajtjes, në mënyrë që të sigurohemi që kjo gjë të mundësohet. Jemi vërtetë krenarë për këtë partneritet dhe për të gjithë këta persona të shkëlqyer që simbolizojnë këtë partneritet”, u shpreh Wisner.

Dy helikopterët Black Hawk janë porosia e parë e Shqipërisë për këtë model, mbështetur nga fondi i ndihmës së SHBA me vlerë mbi 50 milionë dollarë.

Helikopterët e rinj do të ndihmojnë në forcimin e aftësive të forcave ajrore të Shqipërisë dhe aftësinë për të kryer evakuim mjekësor, rikuperim të personelit, misione kërkim-shpëtimi si dhe mbështetje të lëvizjeve logjistike të NATO-s për operacione dhe stërvitje.

(Marrë nga ATSH)

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…