Nga garancia sovrane tek rimbursimi i TVSH-së, Rama prezanton masat mbështetëse për biznesin fason

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me përfaqësuesit e shoqatës së industrisë me material porositësi


Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në ambientet e “Shtëpisë së Biznesit” te Piramida, me përfaqësuesit e shoqatës së industrisë me material porositësi (fason), për të diskutuar mbi nevojat për transformimit të mëtejshëm të sektorit, në shembullin e kompanive lider në sektor.

Kryeministri informoi se temë e diskutimeve ishin edhe masat mbështetëse që do të ndërmerren për kapërcimin e sfidave të zhvillimit.

“Diskutuam domosdoshmërinë e të kuptuarit nga të gjithë aktorët e sektorit të faktit se koha e krahut të lirë të punës si avantazh konkurrues ka përfunduar prej disa kohësh tanimë dhe ky fakt përballet vetëm me investime në teknologji e inovacion, e me paga dinjitoze rrjedhimisht”, u shpreh Rama.

Sipas kryeministrit, ndërhyrjet e dakordësuara do të stimulojnë pikërisht transformimin dhe investimet në teknologji e inovacion, duke mbështetur me shpejtësi nevojën për likuiditet, nevojën për kreditim të lehtësuar, si edhe për burime njerëzore të kualifikuara.

Po ashtu kryeministri informoi se parashikohet rimbursim i shpejtë i TVSH-së përmes një kanali të dedikuar për kompanitë e kësaj industrie.

Ofrimi i një mekanizmi lehtësues (overdraft) për disponimin e shpejtë të likuiditetit, sipas kontratave me porositësit që kompanitë duhet të fusin në prodhim; një garanci sovrane për investime në teknologji dhe inovacion; një skemë financimi për ngritjen e një
akademie profesionale për manifakturën dhe trajnimet përkatëse në kompani, janë disa prej masave të tjera të diskutuara në takim.

Kryeministri siguroi se qeveria do të rrisë angazhimin e saj për ta mbështetur më tej këtë sektor që të mbyllë vetë ciklet e prodhimit, si dhe të bëhet më produktiv e më konkurrues duke fuqizuar markën “Made in Albania”.

Lexo më shumë nga

Investimet që kanë transformuar kryeqytetin, Veliaj: “Tirana, nga qytet i izoluar në qendër turizmi

Programi "Urat e reja për Shqipërinë 2030" është një program i ri zhvillimi i pronave publike.

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investimet që kanë transformuar kryeqytetin, Veliaj: “Tirana, nga qytet i izoluar në qendër turizmi

Programi "Urat e reja për Shqipërinë 2030" është një program i ri zhvillimi i pronave publike.