“Corriere della Sera”: Tirana, porta e Shqipërisë turistike

Gazeta e madhe italiane: Tirana është një qytet i gjallë dhe vazhdimisht në zhvillim, plot muze, bare dhe restorante të shkëlqyer


E përditshmja italiane “Corriere della Sera” i ka kushtuar një hapësirë të veçantë Tiranës, si një prej destinacioneve që nuk duhen humbur nga italianët këtë vit.

Në artikullin e saj, “Corriere della Sera” thekson se kryeqyteti, Tirana është një qytet i gjallë dhe vazhdimisht në zhvillim, plot muze, bare dhe restorante të shkëlqyera, që shërbejnë kuzhinë vendase dhe ndërkombëtare.

“Kryeqyteti, Tirana është porta e Shqipërisë. Zemra e qytetit është Sheshi Skënderbej. Në qendër është statuja e heroit shqiptar që mbrojti Shqipërinë dhe Perëndimin nga përparimi i Perandorisë Osmane në shekullin e XV. Teatri i Operës dhe Baletit, Banka e Shqipërisë, Xhamia Et’Hem Bej dhe Muzeu Historik Kombëtar kanë pamje nga sheshi. Në historinë e saj rrëfehet historia e Shqipërisë që nga epoka paleolitike e deri në ditët e sotme”, shkruan gazetarja italiane Francesca Masotti.

Muzetë e Tiranës

Megjithatë, Bunk’Art2 është skena për të thelluar njohjen e historisë së Shqipërisë komuniste gjatë viteve të diktaturës së Enver Hoxhës.

“Shtëpia me Gjethe”, kushtuar veprimtarisë së policisë sekrete dhe spiunazhit gjatë diktaturës, fitoi Çmimin Muzeor të Këshillit të Evropës në vitin 2020.

Galeria Kombëtare e Arteve ka një koleksion të pasur me vepra të piktorëve shqiptarë nga fundi i shekullit të XIX deri në vitet 2000.
Së fundi, në portat e qytetit, Bunk’Art 1 është një muze i ndërtuar brenda bunkerit më të madh anti-atomik në Shqipëri.

Në mbi 100 dhomat e tij tregohet historia e Tokës së Shqiponjave, nga pushtimi fashist e deri te komunizmi.
Piramida, ish-mauzoleumi i diktatorit Enver Hoxha, më vonë bazë e NATO-s gjatë luftës së Kosovës, është shndërruar në qendrën më të madhe kulturore, shkencore dhe teknologjike në Ballkan.

Një shëtitje e shkurtër nga ndërtesa të çon në “Stadiumin Air Albania” dhe Parkun e Madh, mushkërinë e gjelbër të kryeqytetit.

Pak metra larg është Blloku, zona e jetës së natës në Tiranë, e njohur për kafenetë, restorantet, baret dhe veprat e shumta të artit të rrugës.
Në vitet e diktaturës ishte e rezervuar ekskluzivisht për elitën politike dhe nuk lejohej hyrja e të tjerëve.

“Pazari i Ri”, tregu i fruta-perimeve, Kalaja e Tiranës, kalaja e vjetër e Tiranës, janë dy vende ideale për të blerë suvenire të qytetit dhe për t’u çlodhur duke pirë një kafe.

Për më tepër, Tirana është shtëpia e Qendrës Botërore të Bektashinjve, një vëllazëri islame e themeluar në shekullin e XIII.

Çfarë duhet të shihni pranë Tiranës
Pak km larg Tiranës, Kruja dhe Durrësi zakonisht eksplorohen brenda një dite nga kryeqyteti.

Lexo më shumë nga

Shqipëria dhe Portugalia memorandum pune në fushën audiovizive

Në kuadër të mbledhjes së 22-të Plenare të Grupit Rregullator Europian të Medieve Audiovizive (ERGA), që po zhvillohet në Romë,…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Shqipëria dhe Portugalia memorandum pune në fushën audiovizive

Në kuadër të mbledhjes së 22-të Plenare të Grupit Rregullator Europian të Medieve Audiovizive (ERGA), që po zhvillohet në Romë,…