Rama në Bavari: Emigracioni i paligjshëm kërkon reagim të përbashkët nga e gjithë familja e BE-së

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një vizitë në Landin e Bavarisë, Gjermani, me ftesë të Kryeministrit bavarez, Markus Söder


Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një vizitë në Landin e Bavarisë, Gjermani, me ftesë të Kryeministrit bavarez, Markus Söder, si pjesëmarrës në takimin tradicional të fillimvitit të Unionit Social-Kristian (CSU), për të adresuar lidershipin e Unionit, mbi sfidat europiane, Shqipërinë si një shembull suksesi në rajonin tonë dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale me Gjermaninë, e me Bavarinë posaçërisht, përmes bashkëpunimit politik, ekonomik, tregtar e kulturor.

Pas takimit me grupin parlamentar të CSU, Kryeministri Rama zhvilloi një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin bavarez Markus Söder, kryetarin e grupit parlamentar të CSU Klaus Holetschek dhe anëtarin e Parlamentit Europian, Manfred Weber.

Rama u ndal te lidhjet e forta që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Landit të Bavarisë, ndërsa theksoi se “ka mijëra shqiptarë që jetojnë këtu dhe ata nuk mund të jenë më mirënjohës dhe më të përmbushur sesa kaq, duke qenë pjesë e ekonomisë dhe e përpjekjeve të komunitetit bavarez”.

“Pata nderin që të kisha mundësinë të ndaja disa mendime edhe në praninë e një kolegu tjetër mjaft të shquar dhe miku të dashur, më duhet të them sot Arnold Beber, i cili përfaqëson Europën në sytë tanë prej kaq shumë vitesh. Prej kaq shume viteve kemi folur për temat që kemi diskutuar dhe i kemi hedhur ne tryezë edhe me kryeministrin tuaj gjatë vizitës së tij historike në Tiranë”, tha Rama.

Kryeministri u ndal po ashtu edhe te mënyra sesi Shqipëria e sheh dhe si mendon të kontribuojë, kundër migracionit të paligjshëm përmes marrëveshjes që ka arritur me Italinë.

Rama tha se “Shqipëria nuk është zgjidhja pasi jemi shumë të vegjël dhe nuk kemi mjetet për të qenë zgjidhja”.

“Zgjidhja nuk është madje as në duart e një vendi të madh si Gjermania, por Shqipëria mund të bëjë pjesën e saj për të kontribuar në këtë zgjidhje, ashtu siç çdo vend europian duhet të bëjë pjesën e vet për të kontribuar në këtë zgjidhje pasi kjo sfidë kërkon një përgjigje mbarë europiane”, shtoi ai.

Rama nënvizoi se çdo përpjekje e veçuar është e dënuar të sjellë pasoja që mund të bëhen të pariparueshme për të ardhmen”.

Ndaj, sipas Kryeministrit, e gjithë familja europiane duhet të qëndrojë së bashku e të bjerë dakord për një përgjigje të vetme e jo për përgjigje të shumta e të larmishme që ndonjëherë nuk lidhen me brezat e ardhshëm, por me politikën e ditës.

“Po të mund të spekuloja këtu do të thoja se dallimi mes djemve dhe burrave në detyrë është se djemtë duan të tregojnë diçka, burrat duan të bëjnë diçka dhe kjo është po kështu ajo çfarë vendet duhet të bëjnë kur varen nga qeveritë që kanë. Ne jemi këtu, duam të jemi pjesë e zgjidhjes, duam të jepi pjesë e përpjekjes. Ne nuk jemi BE, por jemi E pa B kështu që, askush nuk mund të vendosë për ne, nëse jemi a jo europiane sepse kjo tashmë është vendosur tashmë nga Zoti i plotfuqishëm e nga gjeografia që na ka vendosur në mes të Europës dhe Bashkimi Europian është realiteti i vetëm në historinë e hartave me kufij të jashtëm dhe një kufi të brendshëm”, tha Rama.

Sipas tij, “nuk ka ekzistuar asnjë realitet tjetër i ngjashëm në histori”.

“Pra, hyn në BE dhe për të ardhur në Shqipëri duhet të dalësh nga BE-ja. Është thjesht një fluturim 1 orë e gjysmë prej këtej dhe ne jemi në mes. Ne duam të jemi plotësisht pjesë e saj. Për këtë ne duhet të bëjmë punën tonë, po bëjmë gjëra të mira, mendoj, në shumë fusha. Ekonomia jonë po ecën më mirë, turizmi ynë po lulëzon e meqë ra fjala, ju ftoj të gjithëve të vini e të na vizitoni. Nuk do të pendoheni dhe do donit të ktheheni dhe natyrisht, duam të bëjmë gjëra me qeverinë e Landit të Bavarisë dhe do të ishim shumë të lumtur që të ishim të dobishëm”, tha ai.

“Ne qëndrojmë së bashku për çdo gjë që mundet e për aq sa mund të jetë kjo e dobishme. Megjithatë, ne jemi të vegjël e nuk jemi të pasur, por të qenit të vegjël e jo të pasur nuk na ndalon të jemi së bashku në nivel moral kur je pjesë e një familjeje dhe kur di vendin tënd dhe si ta nderosh këtë vend tëndin në familje”, përfundoi kryeministri Rama.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.