Balla: Po shihet mundësia për ligj të posaçëm për monitorimin e rrjeteve sociale

Ministria e Brendshme po hulumton mundësinë për hartimin e një ligji për tu përballur me fenomenet negative që shfaqen nga përdorimi i rrjeteve sociale


Ministria e Brendshme po hulumton mundësinë për hartimin e një ligji për tu përballur me fenomenet negative që shfaqen nga përdorimi i rrjeteve sociale, si bulizmi..etj.

Lajmin e bëri të ditur Ministri i Brendshëm Taulant Balla. Kreu i Ministrisë së Brendshme pasi mbylli analizën vjetore të Policisë së Elbasanit u ndal në një prononcim për mediat, ku vuri theksin tek rëndësia e adresimit të problematikave të shfaqura nga përdorimi i rrjeteve sociale.

“Në tërësi viti 2023 ka qenë i suksesshëm për Policinë e Shtetit. Mund të konsiderohet me nivelin më të mirë të sigurisë. Rekord historik të numri të vizitorëve të hua që kanë zgjedhur Shqipërinë me mbi 10 milion turistësh të huaj në vendin tonë, duke rritur dhe numrin e përdoruesve të rrugës, të cilat kanë sjell dhe aksidente apo incidente rrugore. Elbasani nyje e korridoreve rrugore që kalojnë përmes këtij qarku”, tha Balla.

“Kemi diskutuar dhe elemente të dhunës kundër krimit të organizuar, ku kam kërkuar që të përdoret inteligjenca policore, gjetja e personave në kërkim. Falë punës të Interpol Tiranas, kemi gjetur dhe do të ekstradojmë në Shqipëri një person për një ngjarje kriminale të vitit 2009. Është një prej atyre ngjarjeve që drejtori i Policisë së Elbasanit ka marrë porositë që të vijohet me zbardhjen e ngjarjeve të vjetra në Elbasan”, shtoi Balla.

“Tjetra lidhet me luftën kundër lëndëve narkotike, veçanërisht për ndalimin e shitjes së tyre tek shkollat apo në komunitet. Dua t’ju garantoj ju dhe përmes jush qytetarët e Elbasanit, se Policia e Shtetit do ta ketë në fokus të veçantë goditjen në çdo lloj forme të lëndëve narkotike. Pa harruar dhe aspektin e krimit ekonomik, lojrat e fatit, pa harruar krimet mjedisore të formave të ndryshme”, nënvizoi Balla.

Balla tha se Ministria e Brendshme po forcon bashkëpunimin me Prokurorinë në luftën ndaj krimit kibernetik. “Ne kemi një njësit të posaçme brenda Policisë së Shtetit. Sot me Prokurorinë e Përgjithshëm kemi diskutuar për të bashkuar forcat për në funksion të hetimit të krimit kibernetik. Ai po shfaqet në shumë forma dhe një nga format më shqetësuese është bulizmin në rrjetet sociale jo vetëm ndaj të miturve, por ndaj të gjithë shoqërisë. Për këtë qëllim do të rrisim komunikimin tonë si Policisë së Shtetit me shkollat dhe shoqërinë dhe koordinim me prokurorinë, që të bllokojmë çdo lloj faqe në rrjetet sociale”, tha Balla.

“Dhe ndërkohë që po hulumtojmë përgatitjen e një ligji të posaçëm për të rregulluar këtë problematikë të shfaqur dhe që është reklamuar nga publiku dhe që ka ankesa nga ai. Rasti i Durrësit, që nisi si Bulizëm, por u zgjeruar në të tjera drejtime, është një rast që nënkupton se ne duhet të përmirësojmë kuadrin ligjor për t’u përballur me këtë fenomen”, shtoi Balla.

Ai tha se ndryshimet në Polici janë të përditshme dhe varen nga rezultatet e arritura në misionin që Policia e Shtetit ka. “Ne kemi ndryshime të përditshme, këto sbëhen me fushata apo reklamë kombëtare, por bëhet sipas realizimit të detyrave që ka çdo drejtor. Një drejtues i Policisë së Shtetit e di fare mirë se kur duhet të iki dhe kur duhet të qëndrojë. Kjo do varet nga performanca në lidhje me objektivat që ka. Qëllimi është që rezultati i arritur në vitin 2023 të përmirësohet”, përfundoi Balla.

(Marrë nga ATSH)

“ALBAadpt”, Kumbaro: 35 mln euro për modernizimin e infrastrukturës dhe zbutjen e rreziqeve klimatike

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, mori pjesë në takimin e organizuar për fillimin e ALBdapt

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“ALBAadpt”, Kumbaro: 35 mln euro për modernizimin e infrastrukturës dhe zbutjen e rreziqeve klimatike

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, mori pjesë në takimin e organizuar për fillimin e ALBdapt